Lehtësitë fiskale për investimet strategjike në sektorin e turizmit, siç janë hotelet me 5 yje, sipas ekspertëve të ekonomisë dëmtojnë konkurrencën në treg pasi favorizojnë biznese të caktuara. Ndryshe nga pretendimet e qeverisë, eksperti Zef Preci deklaron për televizionin SCAN se ky lloj mekanizmi lehtësues nuk pritet të ketë një impakt rritës në ekonomi.
Eksperti i ekonomisë thekson se investime të kësaj natyre duhet të orientohen në sektorët që hapin më shumë vende punë siç është sektori minerar dhe ai energjetik. Preçi shton se në vende si Shqipëria, ku ka nivel të lartë informaliteti, avantazhe të tilla fiskale sjellin të tjera çrregullime në ekonomi, që çojnë në shmangien e pagimit të taksave dhe pakësimin e të ardhurave.