×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qytetarja kërkon llogari për Masakrën e Lushnjës: “Ku shkoi premtimi i Xhafajt, kriminelët enden të lirë!”

Tuesday, 10 July 2018 18:19

Kanë kaluar thuajse 10 muaj që nga masakra e 11 tetorit në Lushnjë, ku mbetën të vrarë dy të rinjtë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. 

Viktimat Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi njiheshin si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit,  djalit të vëllait të Aldo Bares (Ramadan Shkurtit), kreut të bandës së Lushnjës i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në një nga burgjet e sigurisë së lartë.

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se do të shkarkonte të gjithë efektivët e implikuar dhe se do arrestonte me çdo kusht autorët e masakrës, por deri më sot autorët enden të lirë.

Ky fakt ka shqetësuar një qytetare nga Lushnja e cila me anë të një mesazhi të dërguar në llogarinë e ish kryeministrit Berisha në Facebook,  i kërkon ministrit Xhafaj të mbajë premtimin e dhënë.

“Ku esht shteti cfar po ndodh ne kete vend u vran 2 djem ne lulen e rinis u plagosen dy te tjere dhe kriminelat levizin lirisht.”, shkruan ndër të tjera qytetarja.

Postimi i plotë:

 

Sali Berisha

1 min · 

Demaskohen publikisht mashtrimet dhe deshtimi total i Fatzi Xhafes!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirmbrema doktor jam nje qytetare nga lushnja kam nje ankes kundra narkoshtetit ku shkoj premtimi i ministrit xhafaj per masakren e 11 tetorit ai deklaroj qe do shkarkonte te gjith efektivet e implikuar dhe donte me cdo kusht arrestimin e autoreve ajo masaker qe u be as ne vitin 97 nuk ka ndodhur ne mes te dites u derdhen plot 100 gezhoja kallashnikovi ku jan premtimet e tij autoret levizin lirisht neper qytet biles biles me fenelina policie e me makina te blinduara ekspozohen edhe ne rrjete sociale me arme ku esht shteti cfar po ndodh ne kete vend u vran 2 djem ne lulen e rinis u plagosen dy te tjere dhe kriminelat levizin lirisht ju lutem dua te ngel anonim ma beni publike qe ta shohin shqipetaret anembane cfar Po ndodh me narkoshtetin”

Modifikuar më Tuesday, 10 July 2018 18:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...