“Shkon me gruan time”, familja e shqiptarit që u vra nga kushëriri tjetër version

E mërkurë, 11 July 2018 09:24

Dënimi me 15 vite burg për një shqiptar nga Kosova që akuzohet se ka vrarë kushëririn e tij para dy vitesh në Zvicër nuk ka kënaqur familjarët e viktimës. Në seancën gjyqësore që u zhvillua në Zvicër familjarët e të ndjerit kanë thënë se viktima i kishte dhënë para borxh autorit dhe ai e qëlloi për vdekje me armë në 5:00 të mëngjesit.

Autori 61-vjeçar qëlloi me dy plumba kushëririn e tij Haki Spahiu në rrugën Webergasse në St.Gallen në Zvicër. Viktima 42 vjeç ishte nisur të shkonte në punë herët në mëngjes por kur doli nga dera, kushëriri i tij e priti me armë duke e qëlluar në kokë.

Mirëpo ajo që ka deklaruar autori në gjykatë i ka lënë të shokuar familjarët, të cilët nuk pajtohen me dënimin e dhënë për të dhe e quajnë një fyerje.

Autori ka pretenduar se 42-vjeçari kishte pasur marrëdhënie intime me gruan e tij prandaj mori veprimin e rëndë. Mirëpo gruaja e tij nuk mund të pyetej për këtë pasi ajo ishte rrëzuar nga ballkoni i shtëpisë në Kosovë, ku ndërroi jetë, shkruan albinfo.ch.

Kjo vdekje për familjarët e viktimës është misterioze ndërsa shtojnë akuzat se vrasja e Hakiut ndodhi vetëm për para.

“Bashkëshortja e tij me Hakiun ishte kushërinj dhe ajo ishte shumë më e vjetër se sa ai. Kurrë nuk kishin marrëdhënie ata të dy. Gjithçka ka ndodhur për para. Hakiu i kishte besuar kushëririt të tij prej disa vitesh rreth 100 mijë franga, pasi ai ishte ilegalisht në Zvicër dhe nuk mund të hapte llogari bankare. E për këtë arsye kushëriri i tij i kishte keqpërdorur paratë e tij, ndërsa gruaja i kishte kërkuar që Hakiut t’i kthehen paratë”- kanë deklaruar familjarët.

Familjarët paralajmërojnë se do të ankohen në të gjitha nivelet gjyqësore brenda por edhe jashtë Zvicrës në rast se është e nevojshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...