Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka pranuar ditën e sotme akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
“Plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës”, është shprehur Roshi. Prokuroria ka kërkuar dy ditë kohë për të përgatitur pretencën për Elvis Roshin.
Në formularin e dekriminalizimit, Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Por, nga verifikimi i Prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.