Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë në Universitetin e San Marinos, ku përveç takimit me rektorin Corrado Petrucelli, pati edhe një bisedë të veçantë me një student shqiptar atje.
“Ishte një vizitë e këndshme në Universitetin e San Marinos, ku takova me kënaqësi edhe një student të talentuar shqiptar. Falënderoj veçanërisht rektorin Corrado Petrucelli, për interesin e lartë dhe vullnetin e qartë për bashkëpunim dhe binjakëzim me universitetet shqiptare.
Kënaqësi të isha i pari President që vizitonte këtë institucion të rëndësishëm të arsimit të lartë në San Marino”.