Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Rrogozhinë-Lushnjë. Nga të dhënat paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë dy trajlera, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur nga përplasja.
“55 news” ka siguruar një video nga aksident i frikshëm, ku shihet se një nga karexhatat e rrugës është bllokuar.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton rreth zbardhjes së ngjarjes.