Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ishte në komisionin e Ligjeve ku prezantoi raportin vjetor të institucionit që drejton. Pas raportit, deputetët e opozitës, i drejtuan Markut një sërë pyetjesh.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e pyeti kryeprokuroren e Përkohshme, nëse në kohën që ajo mori detyrën, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pasur nën hetim çështje që lidheshin me deputet apo ministra socialistë për vepra që lidhen me korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.
Paloka pyeti nëse deputet apo ministra socialist kanë qenë nën përgjimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe çfarë është bërë me këto dosje.
“Sigurisht që pyetjet e mia nuk kanë lidhje me raportin sepse përgjigjet që unë kërkoj nuk i gjeta në raport.
Pyetjen e parë e kam lidhur me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. A ka pasur Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kohën që ju keni ardhur, çështje nën hetim që lidheshin me deputet apo ministra socialistë? Ka pasur deputet apo ministria socialist të cilët kjo prokurori i përgjonte? Dhe nëse po, flitet për vepra që lidhen me korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar. Nëse po, mbasi erdhët ju, çfarë është bërë me këto dosje dhe me këto çështje”, tha Paloka.
Në përgjigjen e saj Arta Marku tha se nuk kishte informacion për pyetjet që ju drejtuan