Biznesi i vogël në TVSH, ekspertët: 1300 u mbyllën në 3 muaj

E Enjte, 12 July 2018 06:57

Qeveria vendosi që biznesi i vogël me xhiro vjetore 2-5 milionë lekë, duke filluar nga 1 prilli, të përfshihej në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Një vendim i konsideruar politik rreth 3 muaj më parë, kur u ndërmorr dhe që tashmë, po tregon efektet reale të bizneset e vogla, shumica e të cilave janë familjare.
Bujar Bendo, ekspert i njohur për cështjet fiskale dhe në kontakt të përditshëm me biznesin shpjegon, se sistemi për dorëzimin e librave të blerjeve dhe shitjeve dhe deklaratës së TVSH-së konsiderohet i vështirë nga këta tatimpagues.
Kjo ka bërë që vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti, 1300 biznese u mbyllën.
Intervistë me Bujar Bendo, ekspert për cështjet fiskale
Si po shkon procesi i përfshirjes së biznesit të vogël në TVSH dhe cilat janë problemet që po konstatohen?
kaluar mirë, me informim, asistencë dhe pergatitje të deklarimeve për subjektet, që janë bërë pjesë e skemës së regjistrimit të TVSH-së, për herë të parë më datë 1 prill.
Nga ana tjetër, për tatimpaguesit ka probleme, që nga mosdorëzimi i inventarëve për stokun gjendje, më datë 30 mars dhe deri këto ditë,vazhdon të ketë probleme të natyrës, si mosplotësim dhe mosdeklarim të librave të blerjes dhe shitjes deri më datë 10 korrik.
Ende nuk dimë deri ditën e hënë (16 korrik) sa do të jetë numri i subjekteve mosdeklarues që rrjedhimisht, edhe do të penalizohen, sipas ligjit për detyrimin në fjalë.
Problematikë tjetër për një pjesë të mirë të këtyre subjekteve, sikur kemi theksuar edhe më parë, është paaftësia dhe pamundësia e përdorimit të mjeteve elektonike dhe mospaisja me të tilla mjete, për të realizuar plotësim-deklarim të librave shitje-blerje dhe hyrjen në sistemin informatik tatimor.
Përvec që përgjatë këtij 3- mujori, një pjesë e madhe e kësaj kategorie tatimpaguesish, mbi 1.300 subjekte “janë dorëzuar”, kanë deklaruar pezullim aktivitetit ose po ndjekin procedura për mbyllje.
Tatimet kanë shtyrë afatin e deklarimit të librave me një javë. Si do ta vlerësoni këtë nismë? Pse u bë në vlerësimin tuaj?
Unë nuk mendoj se ka shtyrje të afatit të deklarimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, por thjesht një sqarim. Pasi afati është i përcaktuar me ligj, sipas nenit 107, pika-1 e ligjit nr 92/2014 dhe nenit 67, pika-4 e udhëzimit nr.6, ku thuhet se data 14 është dita e fundit e deklarimit.
Në rastin tonë, muaji korrik, dita 14 është pushim.  Ndaj sipas nenit 65 pika-3 e ligjit nr.9920 Për Procdurat Tatimore, kur data e deklarimit bie në datë pushimi zyrtar, deklarimi bëhet ditën pas pushimit zyrtar apo dita e parë e punës. Pra, data 16/korrik.
Përsa i përket librave të blerjes dhe shitjes, që duhet të dorëzohen brenda datës 10, edhe pse është detyrim, nuk dimë asnjë rast që të jenë aplikuar apo gjeneruar gjoba nga sistemi informatik tatimor për vonesë në deklarim. Kjo pasi, edhe sipas nenit 65 pika-5, ato janë shoqërues të deklaratës tatimore dhe kjo e fundit, ka penalitetin për mosdeklarim.
A po i plotëson vetë deklarimet biznesi i vogël apo i është drejtuar profesionistëve ?
Eshtë interesant fakti, pasi janë shumë pak bizneset që iu janë drejtuar profesionistëve për plotësim, deklarim dhe kontabilitet, pasi i konsiderojnë kosto shtesë.
Më të shumta janë rastet që kërkojnë asistim dhe konsultë për pyetjet që kanë dhe pjesa me e madhe, mendoj se tashmë e kanë pasur mundësinë dhe udhëzimet për veprim

bendo-foto-300x164.jpg

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 19:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...