Policia e Dibrës ka vënë në pranga ditën e sotme Zaim Xhafa, 37 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, B.Xh 33 vjeçe.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Dhunë në familje".