Kohët e fundit vetvrasjet janë shtuar së tepërmi në vendin tonë. Rasti i fundit është regjistruar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, ku një i ri i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur.
Viktima është 33-vjeçari Florian Resuli, baba i dy fëmijëve të miitur. Ai është gjetur i pajetë nga të afërmit e tij në fshatin Mashkullorë.
Paraprakisht dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës për shkak të problemeve ekonomike dhe se e ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit në gjendje të rënduar psikologjike.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe po merren në pyetje familjarët