Para Vetingut sot, Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë

Premte, 13 July 2018 09:06

Gjyqtari Tom Ndreca është një ndër emrat e lakuar të drejtësisë shqiptare. Ai do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Gjyqtari Tom Ndreca u emërua në Gjykatën e Lartë në prill të vitit 2013, pas një periudhe 20 vjeçare si anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Kolegjit Zgjedhor, shkruan Reporter.al.Image

Ndreca është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë në vitin 1980. Për një periudhë 4-vjeçare, ai ka punuar si prokuror gjyqësor dhe prokuror rrethi në Mirditë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Tom Ndreca nga viti 2006 deri në fund të vitit 2017.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Ndreca zotëronte një pasuri familjare me vlerë 5.7 milionë lekë në vitin 2003.  Referuar deklarimit të tij të parë, ai zotëronte dy apartamente banimi në Tiranë si dhe një automjet.

Në fund të vitit 2017, pasuria e subjektit rezulton e rritur me 4 herë duke kapur vlerën e rreth 22.8 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore të pasurisë familjare të gjyqtarit Ndreca me një vlerë totale prej 15.4 milionë lekësh. Nga dy apartamente që deklaronte në vitin 2003, në fund të vitit 2017 ai zotëron familjarisht 4 apartamente të blera kryesisht me kursime.

Ai zotëron gjithashtu 6.9 milionë lekë llogari bankare, 300 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë. Të ardhurat familjare të zotit Ndreca për të gjithë periudhën deklaruese përbëhen nga paga e tij dhe ajo e familjarëve. Në fund të vitit 2017, të ardhurat kapin vlerën e 39.1 milionë lekëve në total.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nga ana e subjektit, nga të cilat njëra rezulton me probleme me një shumë të pambuluar prej 250 mijë lekësh.

BIRN ka evidentuar gjithashtu si “flamur të kuq” huatë me vlerë 900 mijë lekë që subjekti deklaron se ka marrë nga vëllezërit dhe motrat emigrantë për plotësimin e parave në blerjen e një apartamenti që në vitin 2003. Përgjatë 15 viteve, gjyqtari ka shlyer vetëm 400 mijë lekë nga huatë e marra.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...