Djegia e makinës në Durrës, dalin detajet e reja (Video&Foto)

Premte, 13 July 2018 10:28

Detaje të reja dalin për makinën e djegur gjatë natës në Durrës.

Raportohet se makina me targa AA347OO e cila u përfshi nga flakët rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm është në pronësi të shtetases Valentina Kuri.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit bregdetar, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia, ndërkohë që ekspertët e policisë dhe zjarrfikëses dyshojnë që kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Mësohet se gruaja ka një parukeri në Durrës. Policia e njoftuar për ngjarjen ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të djegies se makinës.

Informacion paraprak nga Policia e Durrësit:

Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 11 rruga

“Kumini” , ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip Citroen, në pronësi të shtetases V. K., 42 vjeçe, banuese në Durrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...