Artistët sqarojnë opinionin publik: Kush negocioi me qeverinë nuk ka të bëjë me Aleancën

Premte, 13 July 2018 17:43

Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, artistët kërkojnë ti rikonfirmojë mediave dhe publikut edhe njëherë qëndrimin e saj në lidhje me hapat e ndërmarra nga Qeveria deri tani. Artistët këmbëngulin se pjesëmarrësit në bisedime me qeverinë apo Bashkinë nuk kanë lidhje me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Bindjet  tyre janë personale thuhet në deklaratën e artistëve të shpërndarë sot.

Më poshtë deklarata e plotë:

1) Qeveria duhet të hedhë poshtë përpjekjet për të miratuar ligjin e veçantë mbi Teatrin.

a. Ai është një ligj absurd, anti-kushtetues, që shkel parimet e barazisë dhe ndarjen e pushteteve, dhe ka si synim grabitjen e truallit publik për interesa private. Nuk mund të ketë asnjë negociatë për dhe mbi atë projektligj. Kjo kërkesë ka qenë e qartë, konsistente dhe e panegociueshme;

b. Propozime alternative, si ato mbi një konkurs ndërkombëtar apo prani artistësh në grupin e negocimit të ngritur nga ky ligj, janë personale dhe aspak të mbështetur nga Aleanca;

c. Këto negociata për më tepër nuk mund të zhvillohen me Kryetarin e Bashkisë, i cili nuk është as autoriteti propozues i ligjit, por vetëm me përfaqësuesit e Qeverisë.

2) Sheshi i protestës ka qenë dhe mbetet një forum i hapur për të tërë. Për ne është kënaqësi e madhe që personat prezent kanë bindje nga më të ndryshmet politike e ideologjike, por janë mbledhur përreth një kauze më të madhe. Është bindja jonë që kjo frymë dialogu, demokracie, dhe lirie do mbetet një nga trashëgimitë më të mëdha shoqërore të kësaj lëvizje.

3) Aleanca mbetet e bindur, bazuar mbi dokumente dhe raporte të shumta teknike, që godina aktuale mund të restaurohet dhe te mbetet trashëgimi e qytetit. Opsionet e mundshme në lidhje me një godinë të re janë të shumta dhe do dalin në pah vetëm kur procesi të futet në rruge ligjore.

Aleanca do vazhdojë protestën e saj të vazhdueshme çdo ditë në sheshin e Teatrit në orën 19:00. Duke falenderuar të gjithë qytetarët që na janë bashkuar deri më sot, ne ju bëjmë thirrje të tjerëve të na bashkohen. Kauza e Teatrit është e të gjithëve.

Ju faleminderit,

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

37005663_284260742133292_8940091193899876352_n.png

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...