Dëftesat/ Ish-deputetja nxjerr gënjeshtare Ministren Nikolla

Premte, 13 July 2018 19:46

Në mesditë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla hodhi poshtë akuzat se 420 nxënësve të shkollave parashkollorë po u mbahen peng dëftesat. Nëpërmjet një dalje për mediat Nikolla tha se të gjitha janë sajesa dhe se dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore. Madje ajo kërcënoi deputetin demokrat Luçiano Boçi se do t paadisë për shpifje. Në deklaratën e  saj ajo sfidoi dhe kërkoi që të dalë një emër që nuk ka marrë dëftesën.

Por ajo që e sfidon Ministren Nikolla është ish-deputetja Mesila Doda. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social, Doda jep rastin e vajzës së saj që ende nuk e ka marrë dëftesën. Madje, shton ish-deputetja, nga mësuesit u është bërë e qartë se dëftesat do tërhiqen ën muajin shtator.

Postimi i Mesila Dodës

“Pergjigje Lindita Nikolles...meqenese ketu jetojme ne vendin e çudirave.

Ime bije, nxenese ne shkollen Edith Durham nuk e ka marre deftesen. Me gjasa, nxenesit e 9-vjeçares do e marrin deftesen ne shtator,sepse vetem kete informacion kemi ne si prinder. Po si ka mundesi qe jeni arrogante edhe perballe skandaleve te tilla?

As ne 91’, as ne 97’kur kishte lufte, femijet nuk kane mbetur pa deftesa. Turp per ju, e turp per ata qe ende kane shprese tek ju...

Jo, jo, unë jam serioze në atë çfarë bëj e them zoti Boçi. Dhe mbaj çdo përgjegjësi, ndaj do t’i drejtohem prokurorisë për shpifje.

Për mua kjo është politika më e keqe.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...