Gjetjet e KPK, lajthitje deri në përmasat e qesharakes

Premte, 13 July 2018 21:17

Konstatimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, kanë sjellë reagime të shumta. Ish-ministri i Drejtësisë dhe këshilltari ligjor i PD, Gazment Bardhi, thotë se gjetjet janë qartazi lajthitje ligjore, deri në përmasat e qesharakes!

Statusi i plotë i Bardhit:

Vetting apo ……?

Shndërrimi në qesharak i procesit të vettingut po diktohet nga nevoja për besnikëri që duhet të shfaqin organet e vettingut ndaj listës së zezë që ka parapërgatitur Edi Rama e Fatmir Xhafaj dhe që po përpiqen ta ekzekutojnë pa asnjë devijim.

Personalisht, edhe pse kam konstatuar aplikimin e standardeve të dyfishta gjatë këtij procesi, nuk kam preferuar të komentoj vendimet e organeve të vettingut, për shkak se çmoj se ato duhet të punojnë pa asnjë ndikim të jashtëm.

Mirëpo, qëndrimi i sotëm është skandaloz, haptazi tejkalim i qëllimeve të procesit dhe përbën një nga ato raste që cenon rëndë besimin e opinionit publik tek organe e vettingut dhe që më krijon bindjen se procesi ka dalë përfundimisht nga shinat kushtetuese dhe ligjore.

Kjo nuk mund të më bëjë të qëndroj indiferent.

Nuk mund të qëndroj indiferent, edhe pse:

– nuk kam qenë dhe nuk jam dakord, me vendimet e Tom Ndrecës, që për t’i bërë qejfin Edi Ramës, dënonte penalisht drejtuesit me të lartë të Partisë Demokratike, pse ata thanë një të vërtetë të madhe, atë të lidhjeve të Edi Ramës me krimin e organizuar, që sot s'ka shqiptar që nuk e di.

– nuk kam qenë dhe nuk jam dakord me vendimet e Tom Ndrecës, që për t’i bërë qejfin Edi Ramës, shpallte të pafajshëm miqtë e tij, deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, edhe pse ato kryen vepër penale në mes të Parlamentit, dhe gjyqtari e konsideroi Parlamentin një “territor” ku ti mund të bësh çdo vepër penale, por Kodi Penal nuk vepron, sepse vepron Rregullorja e Kuvendit!

Por, konstatimet e sotme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për rastin e gjyqtarit të lartë Tom Ndreca, janë qartazi lajthitje ligjore, deri në përmasat e qesharakes!

Të konsiderosh një gjyqtar të papërshtatshëm për të ushtruar detyrën, për faktin se kështu paska thënë DSIK-ja e Edi Ramës, mqs gjyqtari paska një kunat që në 2011 qenka arrestuar nga policia dhe i paskan gjetur 0.4 gr hashash, që më vonë ka rezultuar nga hetimet që e kishte për përdorim vetjak, është një nga ato raste që tregon hapur deformimin që po i bëhet procesit të vettingut. Ky deformim që po vihet re dita ditës po bëhet për qëllime të mirëfillta politike dhe për njëllosjen e gjyqtarëve, që nuk rezultojnë me probleme, por që Kryeministri i don të shkarkuar nga detyra, për inate të vjetra që ka me to.

Të njëjtën gjë bënë edhe dje, kur konsideruan kontakt të papërshtatshëm, bazuar po në raportin e DSIK-s së Edi Ramës, kontaktin që gjyqtari kushtetues Gani Dizdari ka me nipin e tij të dënuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, që është vepër penale që nuk përfshihet në rrethin e veprave “krim i organizuar”.

Edhe sikur KPK të mos i mbajë në konsideratë këto të dhëna, thjeshtë fakti që i përmend publikisht, edhe pse ligjërisht ky nuk është asfare kontakt i papërshtatshëm me krimin e organizuar, përbën një shkelje të rëndë të procedurave që po ndjekin organet e vettingut dhe detyrimit që kanë për të ruajtur konfidencialitetin e të dhënave që përpunojnë dhe që skanë rëndësi për vendimmarrjen.

Nëse DSIK apo organet e vettingut, duan rast konkret të kontaktit të papërshtatshëm me krimin e organziuar, po i jap një shembull.

Kontakt i papërshtatshëm me krimin e organizuar, është rasti i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili ka kontakte me vëllain e tij të dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale (ky është krim i organizuar sipas ligjit). Ai vazhdon të qëndrojë në detyrë si i përshtatshëm edhe pse i vëllai i tij është në burg për pjesëmarrje në krim të organizuar.

DSIK, bazuar në këtë të dhënë të provuar tashmë, duhet ta kishte konsideruar prej kohësh Fatmir Xhafajn si të papërshtashëm për detyrën e Ministrit të Brendshëm dhe të kishte urdhëruar menjëherë heqjen e çertifikatës së sigurisë për përpunimin e informacioneve të klasifikuara që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.

Në vend që të konsiderojë gjyqtarë si të papërshtatshëm me detyrën, vetëm për faktin se paskan kontakte me kunatin që përdor drogë, apo me nipin që qenka dënuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm, DSIK e Edi Ramës, duhet t’i përgjigjet këtyre pyetjeve:

A e ka deklaruar Fatmir Xhafaj, në Formularin që ka dorëzuar në DSIK për pajisjen me çertifikatë sigurie, që e ka vëllain e dënuar për trafik droge?

Pas publikimit të dënimit, a ka bërë DSIK kallëzim penal për falsifikimin e formularit nga ana e Ministrit të Brendshëm?

A ka nisur procedim penal për këtë falsifikim Prokuroria?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...