4 persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në sajë të operacionit të koduar “Wrong Way” pasi ndihmonin të tjerë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Ata u kapën në flagrancë në momentet që po transportonin disa klandestinë në drejtim të Malit të Zi.
Policia e Shkodrës bën me dije se personat e arrestuar janë: Bashkim Alijaj , 35 vjeç, nga Tirana, Halil Hafuzi, 43 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, Gentjan Boçku , 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë dhe Adem Çela, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e shtetasve të huaj.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.