Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë vënë në pranga nga policia ditën e djeshme.
Personat e vënë në pranga janë:
Artan Bardhoshi, 40 vjeç, banues në Petovë, Fier.
Ndalimi i këtij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’.
Jetnor Selimaj, 41 vjeç, banues në Portëz, Fier.
Ndalimi i këtij personi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 24 prill 2018, e ka dënuar këta person me 1 muaj burg për veprën penale ‘mosdhënia e mjeteve për jetesë’.
Enver Llapashtica, 60 vjeç, banues në Radostinë, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka lëshuar urdhrin e ndalimit datë 08.06.2018 për këtë person si autor i dyshuar për veprën penale ‘Mashtrimi’.