Një shqiptar është arratisur nga burgu në Greqi, ndërsa policia e vendit fqinj vijon operacionin e kërkimit për të rënë në gjurmët e tij.
Identiteti i shqiptarit që u arratis nuk dihet, ndërsa mediat greke thonë se është 30-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në burgun e Tiranthias të Nafplion. Ky nuk është rasti i parë ku shqiptarët arratisen nga burgjet greke.