Aktori Xhepa tregon se si e përdori Veliaj drejtorin Erindi Bejko, për t'u hakmarrë

Saturday, 14 July 2018 14:58

“Kam pesëmbëdhjetë vjet që e jap këtë kontribut të vogël qytetar për komunitetin ku banoj.” përgjigjet Ndriçim Xhepa, një ditë pas lajmeve që nisën të qarkullonin në rrjetet sociale, se aktori i njohur i skenës dhe ekranit shqiptar kishte nisur punë si administrator pallati. Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Erindi Bejko dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj postuan disa fotografi duke përgëzuar aktorin jo vetëm si ikonë, por edhe si qytetar model.

“U bëra administrator nga halli. Askush nuk donte të merrte përsipër ca bezdi më shumë në ngarkim. Por unë banoj në kat të nëntë, imë ëmë në kat të shtatë.” –vijon telefonatën aktori.

Ishin pikërisht defektet e ashensorit që e detyruan në një farë mënyre ta merrte përsipër detyrën e administrimit të hapësirave të përbashkëta, pasi ngjitja deri në kate të larta bëhej e mundimshme jo vetëm për të, por edhe për nënën e tij, aktoren e njohur Margarita Xhepa, që banon në po të njëjtën godinë me të birin.

bejko.jpg

“Kështu u vendos mes banorëve në ansamble, që ta kryeja unë këtë kontribut duke u kujdesur që të paguheshin tarifat , të mirëmbahej ashensori dhe ambientet e pallatit të pastroheshin.” –thotë ai, ndërsa kujton se ishte viti 2003 kur nisi ta bëjë këtë, kohë kur edhe pallati sapo ishte ndërtuar. “Nuk e di ku ishte Erjon Veliaj atëherë” – shton ai, ndërsa kujton atë ditë kur drejtori i bashkëpronësisë erdhi të inspektojë në pallatin e tyre. “Unë po u tregoja sesi ishte mirëmbajtur , sesi me kontributin vullnetar të një banori kishim rivendosur portën që ishte vjedhur, sesi ishin vënë kangjellat dhe me të, ishte një vajzë që shkrepte foto në celular. Mendova se ishin fotografi për të dokumentuar se e kishin kryer punën duke vizituar çdo pallat, por kurrë nuk ma merrte mendja se do i përdornin për të spekuluar.”


Xhepa duke folur me Drejtorin e Bashkisë Erindi Bejko

Xhepa saktëson se ai nuk është emëruar nga Bashkia si administrator, por nga asambleja e pallatit të tij, ku banojnë 21 familje. “Ata erdhën pikërisht për të emëruar një administrator të Bashkisë dhe, e di pse e bëjnë këtë? Sepse këto i quajnë vende pune. Dhe, që të paguhet me rrogë një administrator i Bashkisë, do duhej që banorëve t’u rritej tarifa. Banorët e pallatit nuk pranuan duke i thënë se e kishin tashmë një administrator dhe se gjithçka kishte funksionuar më së miri deri tani. E bënë se u interesonte jo ka ndonjë efekt fakti që unë jam aktor. Nuk donin të paguanin tarifën që propozoi Bashkia prej 1500 lekësh, ndërsa paguajnë vetëm 700 lekë dhe nuk ka pasur asnjë problem me ashensorin prej 15 vitesh, as me pagesën e personit që kujdeset për pastrimin. Por mbase ngaqë unë nuk pranova të firmosja për Bashkinë, ata postuan fotografitë. Nuk e di!” –vijon ai, duke e theksuar edhe njëherë keqdashjen pas këtij lajmi.

“E them sërish se nuk dua të mburrem e t’i jap vetes merita, kam bërë atë punë që kam bërë për 38 vjet, por nuk jam si disa kolegë të mi që thonë me budallallëkun më të madh se “artistët janë njerëzit më të nderuar të këtij vendi!” Po, pse more, kush të tha ty se mjekët nuk janë po aq të nderuar, apo minatorët që vdesin në miniera…pse qenkësh profesioni ynë më i nderuar?”


Nga protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, përpara Kryeministrisë dhe Presidencës

Xhepa ndalet edhe te çështja e teatrit duke thënë se me zemër është aty me protestuesit, por për arsye shëndetësore , për shkak të dy operacioneve të kohëve të fundit, nuk ka mundur të jetë i pranishëm fizikisht. “Kam kaluar dy operacione, fatmirësisht kanë qenë të llojit jo malinj dhe nuk e kam pasur të mundur të jem aty, sepse kjo çështje të përfshin edhe emocionalisht. Mirë bëjnë që protestojnë, por ku janë sot ata që thoshin se do e mbronin teatrin me gjak? Edhe marrëveshja ishte dështim. Si mund të ketë marrëveshje kur kërkesat janë diametralisht të kundërta?! Njëra palë kërkon të ndërtojë kulla, tjetra që të mos prishet. Negociatat dhe marrëveshjet arrihen kur ka kërkesa disi të përafërta, pika takimi, por jo në këtë mënyrë. Ç’marrëveshje u arrit?” – thotë ai në telefon, ndërsa protestuesit që marshuan drejt Kryeministrisë dhe Presidencës ditën e djeshme po ktheheshin të mpakur në numër drejt oborrit të Teatrit për të lënë aty pankartat me shënimin “Mbro teatrin!” . Ai thotë se po të ishin më shumë qytetarë që do e donin teatrin, do të ishin aty duke e mbrojtur godinën, por e vërteta është se shumë njerëz qëndrojnë indiferentë për çështjen.

“Dua të them se në teatër ka plot njerëz me pasion, njerëz të rinj, jo vetëm aktorë, që punojnë me zemër e që paguhen me shifra tejet minimale” –thotë Xhepa, duke shtuar “Le të shohin ata që shiten e blihen në oborrin e teatrit dhe jo mua. Kush janë ata që thonë “Zgjohu Ndriçim Xhepa!” Më paskëshin blerë mua ata të Bashkisë? E si do të kisha fytyrë unë të merrja para për këtë kontribut?! Dua ta theksoj: Është kontribut vullnetar. Nuk kam marrë kurrë para për këtë. Për të gjithë ata që shpifin rreth kësaj pa marrë mundimin të pyesin. Jo se kush jam, por në këtë artin tonë kam dhënë kontributin tim, jam vlerësuar me çmime që nga Urdhri i Naim Frashëri i Artë, në Festivale filmash, teatri dhe kam marrë çmime me role karakteri , jo me role komunistësh. Nuk kam asgjë kundër kësaj, por po e theksoj natyrën e roleve që kam luajtur , ndërsa tani pa qenë nevoja e gjej veten në këtë llokoçitje facebook-iane. Nuk mendoj se është për turp të jap ndihmesën time të vogël në mbarëvajtjen e jetesës në bashkësi”- thekson Xhepa.


Punën si aktor i Teatrit Kombëtar, Ndriçim Xhepa e nisi në vitin 1979 , ndërsa në karrierën thuajse dyzetvjeçare numëron më shumë se shtatëdhjetë e pesë role , në film dhe teatër. Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë e mori në vitin 1989, ndërsa është bërë i dashur për publikun me rolet protagoniste në filma si “Hije që mbeten pas”, “Unë e dua Erën” apo “Flutura në Kabinën time”. Ka fituar disa herë kupën si Aktori më i Mirë në festivalet e filmit 1987, 1989 e 2000, më ’95 u shpall fitues i çmimit “Aleksandër Moisiu” në Festivalin Kombëtar të Teatrit dhe më 2004-ën Aktori më i Mirë në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2004”.

Xhepa ka qenë një prej kontribuuese në hartimin e ligjit për kinematografinë dhe në vitin 1996, u përfshi në politikë duke u zgjedhur deputet i Partisë Demokratike.

“Unë jam nga ata aktorë që jo vetëm kam falur role, për shkak të ofertave që me vinin nuk mund që në një vit t’i realizoja të gjitha e nga pesë do të zgjidhja dy apo tre role dhe kam refuzuar të jem drejtor i Teatrit Kombëtar kur më janë lutur dy muaj rresht ta pranoja postin, të cilin nuk e desha dhe kur asokohe Bujar Leskaj, ministër i Kulturës ia çoi fakt të kryer në tryezë Sali Berishës emërimin tim, më është dashur peripeci që të çemërohesha sepse nuk doja të shkoja të ulesha në atë karrige. Ndërsa sot, njerëzit shkruajnë se unë paskësha nisur punë si administrator pallati!” –përfundon ai duke e quajtur këtë keqkuptim mediatik si ligësi e disa njerëzve që kërkojnë të përbaltin. gazetasi.al

Modifikuar më Saturday, 14 July 2018 15:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...