Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me autorët e dyshuar për vrasjen e 34 vjeçarit Kejsi Hysa (Eljon Hysa). Sipas burimeve nga grupi hetimor raportohet një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Hysës është Hysni Rama.
Viktima i ka pasur para borxh Hysni Ramës dhe ka shkuar ta takojë. Familjarët kanë pasur dijeni për këtë gjë. Ndërkohë Rama është ndalur dje nga policia duke u vënë përballë fakteve(tabulateve telefonike).
Nga ana tjetër Rama nuk e ka pranuar autorësinë e vrasjes së viktimës. Por pas shumë përpjekjesh dhe ballafaqim faktesh nga ana e grupit hetimor ai ka rrëfyer se e ka vrarë afër një lumi dhe më pas e ka transportuar në vendin ku është gjetur sot nga policia.
Kanë qenë familjarët që kanë denoncuar atë së bashku me zhdukjen e tyre dhe personat me të cilët ai do të takohej.
Dhe kanë qenë pikërisht këto që e kanë çuar në zbardhjen e ngjarjes autorëve dhe vendndodhjen e trupit. /Faxweb