Dalin detaje të reja nga vrasje e dyfishtë në Shkodër

Hënë, 16 July 2018 09:06

Sapo mbërritën poshtë pallatit ku banonin me qira prej 8 muajsh, ende pa fikur dritat e makinës, ish-punonjësi i policisë, Boran Bërcana, dhe e dashura e tij, Silvana Ndoci, u qëlluan për vdekje me armë zjarri.

Nga 23 plumbat e shkarkuar mbi ta, 30-vjeçari Bërcana dhe bashkëjetuesja e tij 25-vjeçare mbetën të vdekur në vend, ndërsa djali i tyre 2 vjeç që ndodhej në makinë ka shpëtuar për mrekulli.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër, ndërsa gjithçka është zbuluar vetëm 5 orë më pas, kur Policia e njoftuar nga një prej fqinjëve, gjeti dy viktimat brenda në makinën tip “Benz” me targë AA 006 HA. Brenda mjetit, në prehrin e nënës ndodhej edhe djali i vogël i çiftit, shkruan “Panorama”.

Sipas hetuesve, ish-punonjësi i policisë Bërcana, pasi ka parë autorin e krimit me armë në dorë, është hedhur në anën e partneres së tij për ta mbrojtur atë me trupin e tij. Djali i vogël dyshohet se ka qenë në gjumë, në pjesën e pasme të makinës, kur ka ndodhur vrasja e dyfishtë, ndërsa më pas i është afruar nënës së tij i tmerruar nga zhurma e të shtënave. Fëmija i vogël ka qëndruar për rreth 5 orë brenda makinës.

DORËHEQJA

Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 plumba, që janë lëshuar në drejtim të çiftit. Ish-inspektori i krimeve në Pukë, Boran Bërcana, ka marrë plumb në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, ashtu si dhe Silvana Ndoci. 30-vjeçari ka punuar si efektiv në Policinë e Shkodrës, më pas te forcat “Shqiponja”, ndërsa pak kohë ka shërbyer në Pukë.

I riu u largua nga policia duke dhënë dorëheqjen në janar, pak para se të niste procesi i vetingut, por nuk dihet nëse largimi me vullnet i tij ka lidhje me këtë proces. Pas largimit nga Policia e Shtetit, 30-vjeçari qëndroi për dy muaj në Spanjë dhe kishte vetëm 8 muaj që ishte rikthyer në Shkodër bashkë me të dashurën dhe djalin. Ende janë të paqarta arsyet e vrasjes, ndërsa mendohet për ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur gjatë kryerjes së detyrës.

Policia po punon për identifikimin dhe gjetjen e autorit, ndërkohë që janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë. Ndërkohë, pak orë pas ngjarjes, policia gjeti një mjet të djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së dyfishtë. Makina tip “Benz” është gjetur e djegur, sipas policisë, rreth orës 10:30 në Dobraç të Ri në zonën e Bypass-it të Shkodrës ,që është në ndërtim e sipër.

Burimet policore bëjnë me dije se autorët, pasi kanë kryer vrasjen e Boran Bërcanës dhe Silvana Ndocit, i kanë vënë flakën makinës për të humbur gjurmët e krimit. Policia dyshon se kemi të bëjmë me një vrasje profesioniste, ndërsa nuk përjashtohet mundësia se mund të jetë me pagesë, duke parë dinamikën e kësaj ngjarjeje dhe veprimet e autorit nga fillimi në fund.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...