Një atentat me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Laç. Gjovalin Zyma, 60 vjeç, u sulmua me armë kur po i afrohej shtëpisë së tij në dalje të qytetit.
Ai po parkonte makinën, kur në drejtim të tij u qëllua me breshëri kallshnikovi. Sipas policisë, Zyma ka shpëtuar pa u prekur nga plumbat.
Autori i sulmit u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa motivet mbeten të paqarta.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa po merre në pyetje 60-vjeçari Zyma i cili ishte shënjestër e atentatit për të mësuar më tepër detaje.
Sipas burimeve po hetohet ndonjë konflikt që mund të ketë patur 60-vjeçari gjatë kohëve të fundit me qëllim për të rënë në gjurmët e autorit të kësaj ngjarje.