Telefonata e vajzës dhe lajmi i hidhur, aktori tregon ditët e fundit të Fadil Hasës, lot në teatër

Hënë, 16 July 2018 11:42

Ndarja nga jeta e një prej ikonave të komedisë shqiptare në moshën 78-vjeçare, Fadil Hasa ka qenë lajm i hidhur për adhuruesit e tij por më shumë për kolegët, për ata me të cilët punoi një jetë të tërë në Estradën e Durrësit.

 “BalkanWeb” raporton se Muharrem Hoxha, Aishe Stari, Roland Koca e regjisori Haxhi Rama e kanë dhënë lajmin e vdekjes së kolegut të tyre mes lotësh. Mëngjesin e sotëm një telefonatë nga vajza e Fadil Hasës në telefonin e Muharrem Hoxhës, shokut të ngushtë, njeriut më të afërt të aktorit dha lajmin e hidhur. Me lot në sy ajo tha se babai i saj nuk mundi t’ia dilte.

Më pas Muharrem Hoxha ka njoftuar të gjithë kolegët. Ish-trupa e estradës është mbledhur brenda pak minutash në hollin e teatrit të Durrësit. Vajzat iu kërkuan kolegëve të babait që të organizonin edhe ceremoninë mortore dhe është vendosur që nesër nga ora 10 deri në 11 të zhvillohen homazhe në teatrit “Aleksandër Moisiu” për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit të humorit shqiptar.

Muharrem Hoxha me lot në sy tha se Fadil Hasa ishte i pari që e mori për dore dhe e futi në teatër.

“Ai ishte babai im që më mësoi skenën. Sot në 11 e kishim lënë të takoheshim. Do shkoja në shtëpinë e tij. Kam shkuar këto ditë në shtëpinë e tij dhe ishte mirë, kemi qeshur, kemi bërë humor si zakonisht. Sot do shkoja në 11 sërish për vizitë. Por më mori vajza e tij në telefon dhe më dha lajmin e zi, të ndarjes nga jeta. 30 vjet më parë ai humbi gruan dhe iu përkushtua tërësisht vajzave të tij dhe nipërve e mbesave. Iu përkushtua shumë familjes pas humbjes së parakohshme të gruas, duke u bërë edhe nënë edhe babë”, tha mes lotësh artisti i merituar Muharrem Hoxha.

Edhe aktori tjetër i estradës Roland Koça tha se Fadil Hasa ishte babai i humorit. “Humbëm babain e humorin, gjigandin e humorit. Ai që na bënte shumë për të qeshur, sot na ka mbytur në lot”, u shpreh Koça.

Po ashtu kolegia e tij, artistja e merituar Aishe Stari tha se kjo është një humbje jo vetëm për estradën por për gjithë Shqipërinë.

“Kam humbur jo vetëm kolegun por një njeri shumë të shtrenjtë, të cilin e kam pasur shok klase që në gjimnaz dhe madje për dekada me radhë kemi ndarë së bashku skenën e estradës, të teatrit. Kjo nuk është një humbje vetëm për teatrin e Durrësit por Shqipëria humbi një aktor të madh”, tha Aishe Stari.

Fadil Hasa iu bashkua skenës së teatrit profesionist në vitin 1974 duke shënuar me dhjetëra e qindra role të pashlyeshme në memorien e gjithë shqiptarëve, duke u bërë një nga aktorët më të dashur të publikut.

Modifikuar më Hënë, 16 July 2018 18:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...