Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit.
Një 30-vjeçar me iniciale M.I., nga Elbasani ka gjetur vdekjen pasi është mbytur në plazhin e Shëngjinit, afër portit.
Deri tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por duhet theksuar se vetëm një ditë më parë kryeministri Edi Rama foli për sigurinë në plazh.
Kjo është viktima e parë në Shëngjin për këtë vit, ndërsa sivjet ka pasur disa persona që janë mbytur në plazhe.
Njoftimi i policisë
Më datë 16.07.2018, rreth orës 09:45, në Shëngjin, në afërsi të portit Shëngjin, tek vendi i quajtur " Skalierat" , është gjetur i mbytur në det shtetasi M.I.rreth 30 vjeç, banues në Elbasan.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/55News.al/