“Mjerë ajo dorë që i vrau në prani të fëmijës”

Hënë, 16 July 2018 19:37

Ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e djeshëm ka shokuar dhe fqinjët e viktimave. Ata u shprehën se Borani dhe gruaja e tij ishin njerëz të mirë dhe jo problematikë. Vjollca Teodori është tronditur kur ka mësuar se fqinjët e saj, Boran Bërcana dhe Silvana Ndoci u vranë poshtë pallatit.

Teodori ka qenë e para kur ka kaluar në orën 5:30 të mëngjesit, por ajo nuk ka vënë re se çifti në fjalë ishte vrarë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ajo tregoi se ka parë makinën e ndezur, por pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Si e keni njohur Boran Bërcanën dhe Silvana Ndocin që u vranë poshtë pallatit tuaj?
Unë i kam njohur si njerëz shumë të mirë, qoftë atë djalin por edhe atë vajzën që u gjetën të vrarë. Kemi pasur komunikim të rregullt, dhe për ne kanë qenë shumë korrekt. Familje e rregullt dhe pa probleme, të paktën për aq sa i kemi njohur ne. Di që kanë edhe një fëmijë të vogël duke qenë se i shihnim bashkë shpesh.

A keni dëgjuar ndonjë zhurmë apo krisma armësh në momentin kur ka ndodhur ngjarja?
Jo të them të drejtën nuk kam dëgjuar asgjë. Unë kam qenë në gjumë dhe s’kam dëgjuar ndonjë zhurmë. Me sa di edhe komshinjtë e tjerë nuk e kanë dëgjuar zhurmë, se përndryshe do kishim reaguar.

Kur keni dalë nga banesa ju?
Unë kam dalë nga shtëpia ime herët në mëngjes. Kam dalë që në orën 05:30 dhe besoj kam qenë e para. Kam kaluar aty afër. Unë, në fakt, e kam parë makinën e ndezur, pra me drita të ndezura, por nuk e kam kuptuar fare se çfarë kishte ndodhur. Unë do kisha kaluar edhe herë të tjera dhe s’do e kisha vënë re atë që kishte ndodhur, sepse mendova se mos janë në shtëpi duke marrë me ndonjë gjë ose mos është ndonjëri në makinë duke pritur tjetrin. Kështu që se kam vënë re edhe pse kam kaluar aty afër.

Jeni marrë në pyetje nga policia?
Po erdhën dhe më trokitën rreth orës 9:00 të mëngjesit në derë, sepse isha rikthyer në shtëpi sërish pasi piva një kafe. Hapa derën dhe policët më pyetën nëse kisha dijeni për ngjarjen. Unë u thashë se nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur. Nuk e kam marrë vesh ngjarjen në momentet e para, por pas pak orësh, ashtu si gjithë të tjerët.

Si jeni ndjerë kur mësuat se komshinjtë tuaj janë vrarë të dy brenda makinës?
Në fakt, jam ndjerë shumë keq. Jam ndjerë e tronditur. Edhe tani që po flas jam e shokuar për çfarë ka ndodhur. Është një vrasje, makabre mund ta quaj. T’i vrasësh të dy në praninë e fëmijës së vogël është e tmerrshme. Të gjithë e kemi përjetuar shumë keq. Përveç çiftit, më dhimbset shumë djali i tyre i vogël. Kjo që ndodhi është shumë e rëndë për familjet e tyre. Nuk e di çfarë dore është ajo që ka bërë këtë vrasje.

Kanë sjellë ndonjë problem ose keni dijeni për ndonjë problem të tyrin që mund të kenë pasur gjatë muajve që jetonin këtu tek pallati juaj?
Jo nuk kanë pasur asnjë problem. Nuk kam asnjë lloj ideje, sepse silleshin shumë mirë dhe ishin shumë korrekt me të gjithë ne. Nuk e di nëse kanë pasur probleme. Dukeshin të qetë dhe një familje krejt normale.

Pronari i banesës, Nuri Vreto: Çifti ishin njerëz korrektë, më paguanin qiranë prej 8 muajsh

Nuri Vreto është pronari i shtëpisë, në të cilën prej 8 muajsh çifti Boran Bërcana dhe Silvana Ndoci jetonin në lagjen “Naim Gjylbegu”. Ai u shpreh dje për “Gazeta Shqiptare” se çifti në fjalë ishin të rregullt, ndërsa tregon se si është njohur me ta në momentin që kanë bërë marrëveshjen për dhënien me qira të shtëpisë. “Unë i kam lëshuar shtëpinë me qira çiftit që është vrarë sot (dje).

Prej 8 muajsh ua kam dhënë shtëpinë, pasi kemi rënë dakord. Ata kanë paguar 170 mijë lekë të vjetër në muaj. Të paktën nga sa i kam njohur unë, kanë qenë shumë të rregullt. Paratë e qirasë i kanë sjellë rregullisht dhe kjo ka qenë kryesorja për mua. Po ashtu kanë paguar në mënyrë të rregullt energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm. Këto më kanë interesuar më shumë se çdo gjë tjetër”, tha Vreto.

Ndërsa sqaroi se shtëpinë e kishte blerë në vitin 2009. “Në kontakt me këtë familje kam rënë rastësisht. Gratë kanë qenë në një parukeri kur rastësisht gruaja e Boranit ka diskutuar për një shtëpi me qira dhe nga aty pastaj kemi marrë kontakt dhe kemi rënë dakord për çdo gjë. Nuk kam pasur shumë kontakte, por për aq sa kam pasur kanë qenë korrekt”, -u shpreh Nuri Vreto.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...