Kamza kantier ndërtimi, po bëhet pedonalja, qendra e qytetit, dhjetëra rrugë dhe KUN

Tuesday, 17 July 2018 08:34

Kamëz punohet çdo ditë dhe madje me intensitet . Zona është kthyer e gjitha në një kantier ndërtimi ku firmat e kontraktuara nga bashkia janë në terren në kryerjen e investimeve të planifikuara për vitin 2018, por dhe në përfundimin e atyre investimeve të cilat ende nuk janë përfunduar për arsye objektive. Kryebashkaiku Xhelal Mziu është thuajse çdo ditë në inspektime për të parë punën e krye në terren, dhe nxitur firmat dhe administratën të jenë aktive në realizimin në kohë të punimeve dhe me cilësi. Investimet e  Bashkisë Kamëz në infrastrukturë ia kanë ndryshuar fytyrën qytetit, zonave të tjera në Kamëz si Bathore,  Valiasit,  Laknas, Frutikulturë, pa harruar as investimet imediate që ka pas Paskuqani i lënë në harresë para bashkimit me Kamzën por investimet këtë mandat kanë qenë prioritet absolut i Bashkisë Kamëz duke përmirësuar dukshëm infrastrukturën. Veç investimeve madhore si aksi i rrugë nga Ura e Institutit tek Kafja e Rremës rreth 7 km, rehabilitimi i qendrës Babrru, është punuar dhe në mjaft KUN dhe akse rrugore të brendshme.  E njëjta gjë edhe në Kamëz, ku ndërtimi i rrugëve dhe KUN ka qenë prioritet absolut i bashkisë teksa aktualisht po realizon një prej investimeve më madhore në qytet me fondet e veta për faktin se qeveria nuk ka dhënë asnjë qindarkë si në qytetet e tjera si; pedonalje dhe qendra e re e qytetit Kamëz. Duket theksuar fakti se Bashkia Kamëz, ka mundur të ia dal që me të ardhurat e veta, fal një miurëadministrimi korrekt të mund të kryej investimet të rëndësishme në funksion të komunitetit dhe përmirësuar ndjeshëm jetesën e tyre.

Qeveria Rama e ka diskriminuar këtë zonë duke e parë politikisht, duke mos i i financuar investime pasvarësisht se mbi  137 projekte flenë në sirtarët e qeverisë. 
Pavarësisht se vitin e kaluar dhe më përpara bashkia Kamëz ka kryer me dhjetra e qindra investime edhe për vitin 2018 po kryen dhe janë në proces prokurimi për të nisur punimet dhjetëra e dhjetëra investime në Kamëz,Bathore dhe Paskuqan.
Më konkretisht në Kamëz janë kryer dhe po kryen investimet në KUN si; rruga Berlin, KUN rruga Bern, Burimi, Çorovodë, Decani, Hasi, Idriz Seferi, Lezha, Qendrë Laknas afër varrezave, Nazmi Rushiti, Prezë, Shkëndija, Kongresi i Lushnjës, Kujtesa,  Orikumi, të mbaruara këtë vit.
Rrugët Konispoli dhe Zef Lleshi, Montekarlo, 7 marsi, Arraz-Abaz-Horizont, Bajram Curri, Berzhita, Bujar Lako, trotuar, Bytyci, Drini, Rruga e Zanave, Ecerem Cabej,   Fan Noli, Rruga Ilira, Kosova, Kuvendi i Dibrës, Leskoviku, Londër vazhdim, Lura, Macukull, Mbretëresha Suzanë, zgjerimi i rrugës Monarkia, Pjetër Arbnori, Prizreni, Roma, Thethi, Tiranë-Berati si dhe Fusha e Sportit Laknas, Tomorri, Zadrima, rruga Zhvillimi Valias.
Në Paskuqan po kryhen punimet në KUN pranë shkollës Tahir Sinani, Dino Kalenja, Ibrahim rrugova, Isuf Xhelili, Petro Nini Luarasi, rruga Prengaj,  Azem Galica, Abaz Ermenji, Abaz Shehu, Ali Këlcyra,

Modifikuar më Tuesday, 17 July 2018 08:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...