Dasmat shqiptare, më shtrenjtë në atdhe apo në emigracion? Ja si u provua

Tuesday, 17 July 2018 09:55

Ku do t'ju kushtonte më shtrenjtë martesa? Një krahasim i buxhetit të dy çifteve tregon se sa mund të kushtojë një dasmë në Zvicër dhe sa në vendet tona të prejardhjes.

Bërja e dasmës, për një çift martesor nuk nënkupton vetëm festimin e kurorëzimit të dashurisë së tyre. Mjerisht, jo. Të martohesh, domethënë po ashtu edhe t`i hedhësh një sy arkës së kursimeve, të përpilosh një plan buxhetor dhe të zgjosh tek vetja talentin e përgjumur për organizim. Nuk tingëllon aspak romantike? Në fakt, kjo pjesë as nuk është e tillë.
Ne i kemi lutur dy çifte martesore nga Zvicra që të hedhim një shikim në planin e tyre të martesës, për të zbuluar se si ngrihet fare në këmbë i gjithë ky konstrukt i festës dhe çfarë shpenzimesh dalin për të realizuar një dasmë, shkruan albinfo.ch.
Çifti ynë zviceran jeton në Kantonin Thurgau. Të dy janë 25-vjeçarë. Ndërsa çifti shqiptar, një 27-vjeçare nga Thurgau dhe një 26-vjeçar nga St. Galleni, të dy janë të lindur në Zvicër.
Lokali dhe menyja e dasmës
Çifti zviceran e bën dasmën në Mainau, Gjermani. Janë të ftuar 100 mysafirë. Për menynë me 5 pjata ata paguajnë 120 euro për person. Por, duke qenë se marrja e sallës me qira nuk përfshihet në çmim, ata në fund duhet të paguajnë 19.000 euro.
Çifti shqiptar martohet në Tetovë, në një nga restorantet më të rinj për dasma. Edhe ata janë përcaktuar për një meny prej  5 pjatash dhe duan që mysafirëve t`ua ofrojnë menynë më të shtrenjtë dhe më të mirë. Por kjo kushton vetem 18 euro për person. Për të festuar bashkë, janë ftuar 450 dasmorë. Restoranti nuk kërkon ndonjë shumë shtesë për qiranë. Kështu, çifti paguan në total 8100 euro.
Fotografitë dhe videoxhirimi
Çiftit zviceran i kushtojnë më shtrenjtë edhe videoxhirimi dhe fotografimi, të cilat së bashku arrijnë në shumën prej 4100 eurove. Ndërsa çifti shqiptar paguan 1800 euro për 3 ditë xhirime. Filmohet dhe fotografohet në natën e “Kanagjeqit”, në ditën e dasmës dhe gjatë banketit. Këtu përfshihet edhe një videoklip i çiftit martesor, i cili do të filmohet në Liqenin e Ohrit, raporton albinfo.ch.
Dekorimi
Një element që në dasmat zvicerane është pjesë e nënkuptueshme, në dasmat në vendet tona të prejardhjes ka hyrë në modë vetëm në vitet e fundit: dekorimi i sallës së dasmës. Ka gjithnjë e më shumë agjenci në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni që e ofrojnë këtë shërbim. Çiftit të ëndrrave kështu premtohet se t`i plotësohet çdo dëshirë, sa i përket dekoracionit.
Dhe, çmimet për këtë, duket se nuk njohin kufi. Çifti ynë shqiptar është përcaktuar për një agjenci nga qyteti i lindjes, e cila, për 3500 euro ua zbukuron sallën dhe tavolinat si dhe e përgatit një libër të dasmorëve dhe një ekran të personalizuar të fotografive. Organizatorët nga agjencia do të kujdesen që rrjedha e banketit të shkojë pa telashe.
Për dekorimin e sallës së çiftit zviceran kujdeset familja e nuses. Kështu, ky segment do të kushtojë 1500 euro.
Veshmbathja, stolitë dhe Aksesorët
Mbase do t’ ju ketë rënë veçanërisht në sy në grafikonin tonë një shtyllë e kuqe te rubrika: Veshja e nuses. Kjo nuk domethënë se nuset shqiptare fustanin e tyre të nusërisë e blejnë në Champs-Élysées, por shpjegohet me faktin se ka edhe shumë shpenzime tjera që shkojnë bashkë me bërjen nuse. Në Tetovë, ku traditat lokale mbahen me të madhe, kostumet dhe fustanat tradicionalë janë pjesë e rëndësishme e gjithë kësaj.
Dimitë tradicionale mund të blihen në qytet duke filluar nga 200 euro. Kush përcaktohet për ndonjë thurje të veçantë, punë dore ose kualitet më të lartë të qëndismave me fije të praruara, fare lehtë mund të paguajë deri në 2000 euro për një veshje të tillë. Krahas dimive të zakonshme, ka edhe variante tjera të tyre, si për shembull kaftani ose xhamadani, që shumë nuse dëshirojnë t`i kenë në zotërim.
Këtyre u shtohen pastaj fustanat tjera të mbrëmjes, disa prej të cilëve nuk janë thjesht të blerë, por të prerë dhe qepur sipas masës dhe dëshirës, pasi që nusja, me ata fustanë do të vallëzojë edhe në shumë dasma të tjera. Kështu, nusja shqiptare shpenzon 4500 euro për veshjen e saj. Fustani i saj i dasmës, i disenjuar dhe i prerë sipas masës nga një disenjator i njohur kosovar, ka një vlerë prej 2600 eurove. Ai nuk përfshihet më shumën e përmendur më parë.
Fustani dasmor i nuses zvicerane kushton po ashtu 2600 euro. Për stolitë dhe aksesorët tjerë ajo paguan 700 euro.
Vlera e gjithëmbarshme e stolisjes së nuses shqiptare shkon në 16.000 euro. Në intervistë me albinfo.ch ajo thekson se nuk është sasia që përcakton këtë çmim të lartë, por cilësia. “Unë nuk doja stoli ari që është i falsifikuar dhe sidoqoftë nuk i përgjigjet çmimit që ka. Ne jemi përcaktuar për 22 karatë dhe i kemi kushtuar shumë rëndësi cilësisë. Disa gjëra i kemi blerë në Zvicër”.
Dy bashkëshortët e ardhshëm nuk kanë nevojë të shpenzojnë kaq shumë për veten e tyre. Për kostumet e tyre të markave me emër, përfshirë dhe këpucët, ata paguajnë rreth 2000 euro.
Muzika dhe shpenzimet e përgjithshme
Shuma që paguan një çift martesor për një orkestër ose për një DJ, është shumë e ndryshueshme në të dy vendet. Në Zvicër, për një DJ paguhet deri në 10.000 franga zvicerane. Në trojet shqiptare ka mundësi që një këngëtar me gjithë orkestrin ta paguash 500 euro.
Çifti zviceran ka angazhuar një DJ për 1200 euro, ndërsa çifti shqiptar, dy artistëve të famshëm kosovarë bashkë me orkestrin ua ka paguar  3800 euro. 450 euro shtesë ata kanë paguar për një grup prej 6 vajzave, të cilat gjatë ditës do të këndojë këngë tradicionale shqiptare./albinfo.ch

krahas.jpg

 

Modifikuar më Tuesday, 17 July 2018 09:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...