TAP, 70’000 fidanë dhe 222 ton pleh kimik për fermerët shqiptarë

Tuesday, 17 July 2018 10:30

Tiranë, Shqipëri. Deri në fund të Prillit 2018, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka dhuruar mbi 16,000 fidanë dhe përafërsisht 57’000 kg pleh kimik fermerëve të prekur nga ndërtimi i gazsjellësit. Kjo iniciativë është pjesë e programit Asistenca për Jetesën dhe Mbështetja Tranzitore të TAP.

Shpërndarja e fidanëve – duke përfshirë ullinj, mollë, rrush, kumbull, qershi, etj. si dhe plehut kimik do të arrijë shifrën e 70’000 kg fidanësh dhe 222 ton pleh kimik.

Në përputhje me praktikën më të mirë ndërkombëtare dhe krahas kompensimit me vlerën e plotë të humbjeve të shkaktuara nga projekti, TAP vazhdon zbatimin e iniciativave në kuadër të programit Asistenca për Jetesën dhe Mbështetja Tranzitore në Shqipëri. TAP synon të rehabilitojë jetesën e të gjithë personave të ndikuar nga projekti dhe, aty ku është e mundur, ta përmirësojë atë. Programi i Asistencës për Jetesën dhe Mbështetjes Tranzitore po zbatohet nga departamenti i Menaxhimit të Tokës.

Vangjel Bixheku, fermer në zonën e Roskovecit thotë: “Toka është kthyer në gjendjen e mëparshme dhe nuk kuptohet nëse TAP ka kaluar apo jo. Gjithashtu TAP na ka dhënë ullinj të rinj dhe pleh kimik dhe tarracat janë sistemuar si më parë.”

Arjola Tola, Drejtuesja e Menaxhimit të Tokës për TAP në Shqipëri tregon: “Nëpërmjet Asistencës për Jetesën dhe Mbështetjen Tranzitore, TAP ndihmon drejtpërdrejt në rehabilitimin e jetesës së fermerëve të prekur nga ndërtimi i gazsjellësit. Deri më tani, ne kemi inspektuar 65 % të parcelave bujqësore të përshkuara nga tubacioni për të konfirmuar se kthimi i tokës në gjendjen e mëparshme është kryer në përputhje me standardet më të larta. Gjithashtu, një pjesë e fidanëve të pemëve frutore dhe plehut kimik është shpërndarë tek fermerët. Dhurimi i fidanëve dhe plehut kimik do të nisë përsëri në muajin Tetor të këtij viti, në përputhje me praktikat më të mira bujqësore dhe kalendarët e mbjelljes së kulturave bujqësore. "

Asistenca për Jetesën dhe Mbështetja Tranzitore është një program vullnetar i TAP i cili përmban aktivitete si:
• Ndihma dhe monitorimi në fillimin e përmirësimit sa më të shpejtë të veprimtarisë bujqësore;
• Shpërndarja e fidanëve dhe plehut kimik;
• Ndihma për plotësimin e dokumentacionit të pronësisë mbi tokën për të lejuar kompensimin;
• Trajnimi për menaxhimin e të ardhurave; dhe
• Mbështetja e përkohshme për personat në nevojë.

TAP do të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për kthimin e jetesës si në gjendjen e mëparshme apo edhe më mirë, për një periudhe dy deri në tre vjeçare nga përfundimi i ndërtimit sipas rasteve specifike.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.
Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.
TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.
Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...