Një tjetër investitor i huaj, kompania gjermane Meggle, largohet nga Shqipëria. "Kostot e larta të lëndës së parë prej copëzimit të lartë të fermave dhe mungesa e standardeve nga njëra anë dhe konkurrenca e pandershme nga ana tjetër e bënë të vështirë ambientin për biznes të kompanisë Meggle në Shqipëri", citon Monitor.al.
Sakaq, për këtë reagon deputeti i LSI Përparim Spahiu i cili me keqardhje konstaton se kjo është situata e të bërit biznes në Shqipëri, ndërkohë që rajoni prej vitesh lufton fort për afrim dhe krijim e kushteve lehtësuese për investitorët e huaj. “Pak kohë më parë, edhe pse u dha lajmi për lehtësi fiskale për hotelet me pesë yje, u largua Sheraton, më herët akoma u largua një investitor me projekt ambicioz në turizëm, si rezultat i dhunës së ushtruar mbi të.
Duhet ta dimë që nëse ka të rinj që duan të investojnë në Shqipëri, i lexojnë lajmet më me kujdes se çdo kush tjetër”, shkruan Spahiu në reagimin e tij.