Policia italiane ka arrestuar në Luca një shqiptar dhe gruan e tij ruse pasi u kapën me drogë në makinë.
Çifti, me banim në provincën e Firenzes i pyetur nga policia rrugore se përse ndodheshin aq larg shtëpisë në atë orë të vonë të natës, është përgjigjur në mënyrë kontradiktore. Kjo ka shtuar dyshimet e policisë të cilët kontrolluan makinën, ku gjetën dy pako të mbështjella me celofan, brenda të cilave ishin mbi 300 gramë kokainë e pastër, me vlerë tregu mbi 16 mijë euro.
Bashkë me drogën, policia sekuestroi edhe makinën e çiftit.