Konkurenca e pandershme largon investitorin gjerman nga Shqipëria

Tuesday, 17 July 2018 22:19

Fabrika e kompanisë gjermane “Meggle”, është larguar nga Shqipëria pasi ka shitur të gjitha asetet që zotëronte.

“Meggle” është filiali i kompanisë gjermane të produkteve të bulmetit “Meggle AG” dhe kishte hyrë në Shqipëri në vitin 2010, pasi bleu sipërmarrjen vendase “Fast” dhe tregtoi me markën e “Fast”.

Në vitin 2013 ajo ishte më e madhja në vend, me një xhiro vjetore prej 320 milionë lekësh, por humbjet e mëdha e detyruan atë të mbyllte fabrikën në fillim të 2015-s dhe të tregtonte qumështin e importuar me markën e vet gjermane, “Meggle”.

Kostot e larta të lëndës së parë prej copëzimit të lartë të fermave dhe mungesa e standardeve nga njëra anë dhe konkurrenca e pandershme, nga ana tjetër, e bënë të vështirë ambientin për biznes të kompanisë “Meggle” në Shqipëri.

“Meggle”, nxori në shitje fabrikën e qumështit në Shqipëri në shtator të 2017-s, ku përfshiheshim impiantet e prodhimit, toka ku është vendosur fabrika dhe zyrat.

Në shitje dolën një sipërfaqe toke prej 8.000 metër katrorë dhe linjat e përpunimi të qumështit, tanke të izoluara, homogjenizator, pasterizator, sterilizator, linja e mbushjes së qumështit UHT (lëngjeve) dhe produkteve të fermentuara (Kos).

Kapaciteti mbushës afërsisht 35 milionë litra, pajisje për filtrimin e ujit, kaldajë, magazinë me sipërfaqe 2.000 metër katrorë, ambiente zyrash 200 metër katror dhe të gjitha pronat me certifikatë pronësie.

Që pas daljes së “Meggle” nga tregu, prodhimi i qumështit UHT ka njohur tkurrje në vend. Aktorët e tregut thonë se ky segment aktualisht po mbulohet nga importi.

Arsyet e daljes së “Meggle” nga tregu

Burimet nga kompania patën pohuar në momentin që fabrika pushoi aktivitetin se, humbja ndër vite kishte qenë sistematike. Arsyeja kryesore duket se ishte konkurrenca e pandershme.

“Meggle” blinte qumësht cilësor te furnitorët me 50 lekë për litër, ndërsa kompanitë e tjera e grumbullonin jo më shumë se 30 lekë për litër, duke mosrespektuar standardin.

Në këtë mënyrë, “Meggle” e ka pasur të pamundur të përballojë kostot duke ofruar çmime konkurruese.

Sipas pasqyrave financiare të dorëzuara në QKR, kompania në vitin 2012 realizoi të ardhura nga shitjet 379 milionë lekë, me një rënie 20% në krahasim me vitin 2011. Tkurrja e qarkullimit vjetor vijoi dhe në 2013-n, me një rënie prej 16%.

Pavarësisht se kompania kishte shitjet më të mëdha në këtë periudhë në krahasim me operatorët e tjerë të tregut nuk ka pasur rezultate pozitive, pasi këto të ardhura nuk kanë mbuluar kostot. Në vitin 2012, kostot e prodhimit ishin 421 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat ishin 379 milionë lekë.

Humbjet vjetore të kompanisë i kanë kaluar të 2 milionë dollarët. Më vonë në vitin 2013, humbjet e kompanisë u thelluan edhe më shumë për shkak të prishjes së imazhit nga pretendimet e autoriteteve të Kosovës se, qumështi “Fast” që prodhohej nga “Meggle” në Shqipëri, kishte Aflatoksinë.

Këto ngjarje e bënë të pamundur aktivitetin e kompanisë në Shqipëri. Meggle ofronte produktet e qumështit UHT, djathë dhe produkte të ndryshme të fermentuara si krem, kos, gjalpë, të cilat janë prodhuar nga qumështi shqiptar.

Në një vrojtim të posaçëm për industrinë e qumështit që bëri Këshilli i Investimeve vitin e kaluar vërejti se sektori është zhytur thellë në informalitet. Studimi gjeti se, qumështi grumbullohet dhe tregtohet 65% në të zezë. Nga 450 baxho dhe fabrika, vetëm 150 janë të regjistruara.

Në të gjithë zinxhirin e industrisë së përpunimit të qumështit ka aktorë që operojnë në mënyrë informale, pa pasur NIPT-in dhe pa lëshuar fatura me TVSH./ Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...