Një tjetër vetëvrasje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Një burë u hodh nga pallati ku jetonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Identiteti i viktimës nuk dihet ende.
Mësohet se burri që i ka dhënë fund jetës banonte në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar në zonën e njohur si Shëtitorja ‘Taulantia’. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet.