Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës

E mërkurë, 18 July 2018 09:02

Më 16 Korrik 2018 u nënshkrua në Tiranë Memorandumi i Bashkëpunimit midis Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Për palën shqiptare, dokumenti u nënshkrua nga zj.Fitnete Sulaj, Kryetare e Shoqatës së Sigurueseve të Shqipërisë dhe për palën kosovare nga z.Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.
Marrëveshja e nënshkruar parashikon mbrojtjen e interesit të kompanive të sigurimeve, promovimin e integritetit, stabilitetit dhe efikasitetit të tregut të sigurimeve, si dhe vendosjen e formave të bashkëpunimit ndërmjet palëve për të përmirësuar veprimtaritë respektive të interesave që ato përfaqësojnë.
Palët do të punojnë së bashku për të identifikuar dhe adresuar mbështetje teknike dhe kapacitete trajnuese për të zhvilluar më tej tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe Kosovë.
Në kuadër të këtij memorandumi të bashkëpunimit, palët parashikojnë të zgjerojnë dhe lehtësojnë shkëmbimin e njohurive përmes seminareve, trajnimeve, konferencave, vizitave konsultative të ekspertëve , shkëmbimin e praktikave më të mira, etj.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, z.Mazreku ka patur edhe një takim me z.Ervin Koçi, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ku kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit të të dy vendeve  në  fushën e industrisë së sigurimeve.

Modifikuar më E mërkurë, 18 July 2018 16:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...