Reshjet e verës rrezikojnë bimët medicinave, alarmi i prodhuesve: 120 lloje bimësh të dëmtuara

E mërkurë, 18 July 2018 09:07

Eksporti i bimëve medicinale dhe aromatike që mblidhen në vend, këtë vit rrezikohen dhe shkak për këtë janë bërë kushtet meteorologjike, që këtë verë kanë qenë jo të zakonshme.

Sipas grumbulluesve dhe përpunuesve të këtyre bimëve, fermerët, por edhe banorët e zonave të thella malore që i mbledhin këto bimë, duhet të bëjnë shumë kujdes me ruajtjen e tyre, pasi reshjet e shiut që kanë rënë dhe pritet të bien gjatë gjithë verës, mund të shkaktojnë mykjen e tyre.
Filip Gjoka,  kryetar i shoqatës së Grumbullimit të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, thotë në një intervistë të dhënë për Ekonomix.al, se grumbulluesit e vegjël po nxitohen për t’i tregtuar bimët e mbledhura pa i tharë mirë, duke sjellë mykjen e tyre dhe më pas humbjen e çdo vlere.
“Stina e verës këtë vit ka qenë ndryshe nga vitet e tjera. Pra, reshjet e shiut kanë qenë të shpeshta, sidomos në zonat malore, por edhe në zonat e tjera si psh Tirana.
Nuk ka pasur kaq shumë reshje në këtë stinë. Ndonëse industritë e tjera e shoihin si benefit këtë fenomen, për ne grumbulluesit dhe përpunuesit e bimëve medicinale dhe aromatike është goxha problem.
Duke qenë se moti ka qenë jo i qëndrueshëm, i shoqëruar me shira të shumtë dhe lagështirë, vëmë re që bimë të ndryshme nuk po arrijnë të thahen plotësisht, dhe nga shpejtësia për t’i tregtuar, paketohen pa u tharë mirë.
Kjo situatë sjell krijimin e mykyt si dhe humbje të ngjyrës dhe shijes së bimëve” thotë Gjoka.
Ai thekson, se në rrezik për shkak të pakujdesit janë 120 lloje bimësh medicinale dhe aromatike, të cilat gjenden në vendin tonë, në natyrë të egër ose të kultivuara nga fermerët.
“Janë 120 lloje bimësh medicionale dhe aromatike të cilat rrezikohen, nëse nuk grumbullohen dhe ruhen në mënyrën e duhur. Nëse bimët grumbullohen pa u tharë mirë dhe paketohen, ato myken dhe ne në momentin që i tregtojmë ose i nisim për eksport, na dalin të mykura, duke na sjellë humbje të klientëve tanë” vijon ai.
Sipas tij, fermerët dhe grumbulluesit duhet të bëjnë kujdes me tharjen e bimëve që kanë mbledhur në male apo kanë kultivuar.
“Gjej rastin që t’iu bëj thirrje të gjithë atyre që mbledhin apo kultivjnë bimë medicinale e më pas na i sjellin ne, që të bëjnë më shumë kujdes në këtë drejtim, pasi siç dihet çdo bimë mjekësore e grumbulluar shkon për eksport dhe për konsum njerëzor.
Në rast se nuk do të tregohemi të vëmendshëm, do të kemi probleme në eksportin e këtyre bimëve, uljen e çmimeve apo refuzimin e plotë dhe ngeljen e stogjeve nëpër magazinat e grumbulluesve” thotë Gjoka.
Shqipëria është një vend i pasur dhe konsiderohet si aktor kryesor në tregjet ndërkombëtare në një sektor të veçantë biznesi, siç është ai i eksportit të bimëve medicionale dhe aromatike.
Me bimë të egra mjekësore dhe aromatike, që gjenden në sasi të mëdha në fusha dhe male,  krijohen mundësi punësimi për rreth 100,000 familje që jetojnë në zonat rurale të vendit.
Ekpsertët thonë, se kanë rreth 500 hektarë sipërfaqe të kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike,  ku sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike gjeneron miliona euro nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor. Këto bimë të përpunuara përdoren në industrinë ushqimore për çajra bimorë, në përgatitjet ushqimore të ndryshme, në formën e erzave për gatim, si ekstrakte për vajra esenciale, apo në industrinë e pijeve, produkteve të shëndetësisë, kozmetikës si dhe parfumeve.
Bimët mjekësore shqiptare furnizojnë tregun amerikan, si dhe tregjet franceze, gjermane, turke dhe italiane. Bimët mjekësore në Shqipëri rriten kryesisht në Malësi të Madhe, Shkodër, Skrapar, Elbasan, Korçë, Berat, Përmet, Kukës, Tropojë, Gjirokastër dhe Durrës.
Pjesa veriore e vendit është e njohur për prodhimin e sherebelës me cilësi të lartë, ndërkohë që pjesa qendrore dhe jugore e vendit është e specializuar në prodhimin e rigonit dhe timusit.

Filip-Gjoka-770x470-300x183.jpg

 

Modifikuar më E mërkurë, 18 July 2018 16:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...