Gjyqtari i Lartë Artan Zeneli nuk e kaloi Vetting-un.
Ai është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).
Gjyqtari nuk ishte i pranishëm gjatë dhënies së vendimit, madje as avokati i tij.
Zeneli doli një ditë më parë para vettingut, gjatë të cilit doli në pah një problem me deklarimet, për mënyrën se si anëtari i Gjykatës së Lartë ka blerë një vile disa katëshe në një zonë rezidenciale tepër të njohur në Tiranë.