Antoneta Ndoci, motra e Silvit e cila u vra në mënyrë mizore së bashku me bashkëjetuesin Boran Bërçana ish-efektivi i policisë kërkon drejtësi.
Në një postim në profilin e saj të Facebook, ajo i shkruan së motrës me fjalë prekëse dhe i premton çiftit se do të kujdeset me shumë dashuri për Borisin, fëmijën e tyre. Gjithashtu Antoneta kërkon hakmarrje për ekzekutimin e çiftit duke ia lënë në dorë Zotit të bëjë drejtësi.
Postimi i motrës së Silvit:
“A moj moter qa na thave shpirtin mu mamit vllait motres smuna me fjet pa te than naten ty e boranit a moj moter me le nipin vetem moj moter Po ti o boran pse ja dhat besen njani tjetrit me ik ne kete menyr e me lan borisin vetem qe ju kerkon o mami o babi kuku per mu o zot o zot nese ka zot ta lej ty ne dor per hakmarrjen e te dyve o dritat e syve te mi se tash shof vec verbim ne syt e mi me keni lan nje se na freskon shpirtin e na kujton juve kuku per ne pushofi ne pace engjullit e mi flini te qet se do kujdesena ne per borisin deri ne frymen e fundit do ju premtoj se zdo mungoj as gja per vec dashnija juaj moj moter e boran o zot jeipi bekimin tend te pushoj ne paqe kta dy lule te bukura”.