Firmëtarët e ligjit për shembjen e teatrit rrezikojnë burgun për mashtrim

E mërkurë, 18 July 2018 17:23

Ligji i qeverisë për shembjen e  Teatrit Kombëtar ka si argument kryesor se kompania që do të ndërtojë kullat është pronare kufitare. Por e vërteta është se Fusha shpk nuk është pronare kufitare me pronën e teatrit siç thotë qeveria në ligj. Kompania Fusha ka në pronësi të saj vetëm 298 metra katrorë dhe kjo pronësi nuk është kufitare me teatrin.

5522 metra katrorë të tjerë janë pronë e Teatrit Kombëtar që po grabitet dhe po i jepet kompanisë Fusha, 2100 metra katrorë janë në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe vetëm 298 metra katrorë janë të kompanisë Fusha.

Bërja publike e dokumenteve nga Partia Demokratike vjen dy ditë pasi kreu i Hipotekës Valdrin Pjetri refuzoi të bënte publik përpara Komisionit të Edukimit dhe Kulturës, informacionin  lidhur me pronësinë e zonës ku ndodhet Teatri Kombëtar.

Megjithëse anëtarët e opozitës në komision këmbëngulën të mësonin se sa metra katrorë ka në pronësi Fusha shpk dhe nëse prona e saj është kufitare me pronën e Teatrit, siç pretendon Kryeministri Rama, zoti Pjetri nuk iu përgjigj pyetjeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...