Qëndresa për mbrojtjen e Teatrit e Kombëtar ka vazhduar edhe ditën e sotme duke mos ndalur maratonën në kundërshtim të ligjit që i hap rrugën prishjes.
Duke folur ditën e sotme regjisori Kastriot Çipi tregoi se disa artistë që janë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do të takohen me ambasadoren e Bashkimit Evropian në vendin tonë.
Çipi shprehet se ditën e premte një përfaqësi e artitëstëve të Aleancës do takohen të premten e ardhshme me Vlahutin.
“Romana Vlahutin do të takohet me artistë që janë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit .Takimi do të mbahet të premten e ardhshme”- u shpreh Çipi