Policia e Memaliajt ka arrestuar kryeplakun e fshatit Zhapokikë Altion Caca 30 vjeç, pasi ka qëlluar me thikë të atin. Ngjarja ka ndodhur sot (18 korrik) rreth orës 15:00 në banesën e tij në fshat.
Sipas policisë goditja me thikë ka shkaktuar plagë serioze ndaj të atit tij i cili fatmirësisht i shpëtoi vdekjes dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se Altion Caca një javë më parë ka qenë i arrestuar pasi nuk denoncoi në polici mbjelljen e disa rrënjëve kanabis nga një banor i fshatit dhe për këtë atij iu dha nga Gjykata e Gjirokastrës masa e arrestit detyrim paraqitje.
Policia thotë se aktin e tentativës për vrasje ndaj të atit te vet, Caca e ka kryer në kushtet e depresionit.