Fasonët ngadalësojnë hapin. Biznesi: U prekëm nga rënia e euros

E Enjte, 19 July 2018 09:39

Ngadalësimi i eksporteve gjatë muajit qershor, që u faktua një ditë më parë edhe nga Instituti i Statistikave, ka ardhur si pasojë e luhajtjeve të forta që monedha e përbashkët europiane, euro, ka pasur në tregun vendas.

Ky konsiderohet si shkaku kryesor i këtij ngadalësimi nga ekspertët e fushës, të cilët çdo ditë meren me sektorin e fasonerisë dhe që prodhimin e nxjerin jashtë vendit në tregjet ndërkombëtare.

Ata thonë, se muaji qershor ishte muaji me luhatje më të forta, çka ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ulja e eksporteve.

Florian Zekja, përfaqësues i industrisë fasone, thotë për Ekonomix.al, se nuk ka pasur ndonjë shkak tjetër për t’u nënvizuar dhe që mund të kishte një ndikim të tillë.
“Gjatë kësaj periudhe, nuk kam vënë re ndonjë faktor tjetër që mund të ketë ndikuar në rënien e eksporteve, konkretisht të industrisë fasone, përveç problemeve që na solli luhatja e fortë e euros në treg. Muaji qershor ka qenë muaji me luhajtjen më të fortë, ndaj mendoj se ka qenë shkaku kryesor i frenimit të eksporteve, pasi humbjet mund të ishin më të mëdha” thotë Zekja.

Ai thekson, se gjatë kësaj periudhe, kur monedha e përbashkët europiane pësoi luhatje shumë të forta në treg, industria fasone ka humbur 10% të fitimit, çka për kompanitë shqiptare konsiderohet si një humbje shumë e madhe dhe me efekte.

“Kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për ne, pasi jemi përballur me një luhatje shumë të fortë të euros. Mund t’iu them, se kjo luhatje ka sjellë humbje të mëdha që shkojnë në 10% të fitimit. Kjo është shumë, pasi ne nuk mund ti përballojmë. Sigurisht që ndikimi ka qenë negativ” thekson ai.

Instituti i Statistikave, raportoi një ditë më parë, se nё qershor tё kёtij viti eksportet kanё pёsuar njё rёnie me 11.9% kundrejt muajit maj.

Importet e mallrave arritën vlerën 54 mld lekë, duke u ulur me 5,0 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 4,9 %, në krahasim me Maj 2018.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u rritur me 3,1 %, në krahasim me Maj 2018.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...