30 vite burg për shqiptarin që therri ish-partnerin e të dashurës

E Enjte, 19 July 2018 11:17

Gjykata e Teramos në Itali ka dënuar me 30 vite një  shqiptar të akuzuar për vrasjen e një të riu i cili në të shkuarën kishte pasur lidhje intime me partneren e tij.

I dënuari është shtetasi Fitim Koldashi, 27-vjeç u dënua nga për vrasjen e 22-vjeçarit me origjinë rome Manuel Spinelli.

Prokuroria kërkoi burgim përjetë për shqiptarin por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Tashmë, Koldashi ka 90 ditë kohë për apelimin e vendimit.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në 20 Qershor në Teramo. Autori dhe viktima u takuan rastësisht mes tyre në rrugë.

Koldashi ishte me partneren në makinë ndërkohë para tyre shfaqet 22-vjeçari. Në ato momente ata shkëmbyen fjalë fyese dhe nisën të përleshen.

Koldashi nxorri një thikë që mbante me vete dhe e qëlloi në zemër 22-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Ai e pranoi krimin ndërkohë tha se thikën e mbante për vetëmbrojtje.

 

 Viktima Manuel Spinelli

download

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...