3 deputetë britanikë shpëtojnë gruan shqiptare

E Enjte, 19 July 2018 12:19

Zyra britanike e Emigracionit ka pranuar të pezullojë dëbimin e një gruaje shqiptare dhe vajzës së saj, pasi tre deputetë të parlamentit e apeluan vendimin në qeveri.

Sipas BBC-së, së cilës i referohet Abcnews,  shqiptarja ishte një studente drejtësie kur shkoi në Itali, ku thotë se u drogua dhe u shit për prostitucion. Ajo arriti të arratisej për në Angli ku kërkoi dhe azil, por që iu refuzua. Tani shqiptarja, identiteti i të cilës nuk bëhet publik për arsye sigurie, jeton në Norfolk.

Tre deputetët e parlamentit në Norfolk, George Freeman, Richard Bacon dhe Clive Lewis ishin ata që e ngritën çështjen në Zyrën e Emigracionit. Sipas tyre, gruaja frikësohej se mund të vritej për çështje nderi nëse kthehej në atdhe me fëmijën dy-vjeçar.

Pasi u takua me anëtarët e parlamentit, Ministrja për Çështjet e Emigracionit në Britani, Caroline Nokes, pranoi që të pezullonte deportimin. Ata vendosën që shqiptarja të riaplikojë sërish dhe aplikimi i saj do të rishikohet në nivelet më të larta.

Deputeti Lewis tha javën e kaluar për BBC-në se të gjithë janë të shqetësuar për shqiptaren dhe se është shumë e rëndësishme që të pranohet aplikimi i saj për azil. Ndërkohë deputeti tjetër Richard Bacon u shpreh se ajo mund të vritet në Shqipëri.

“Për momentin ajo po qëndron në shtëpinë e terapistes së saj në Norfolk-un e jugut në mënyrë që të mos dëmtojë veten. Nëse deportohet në Shqipëri, mund  të jetë viktimë e një vrasjeje nderi”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...