Taste Atlas: Për çfarë ushqimi është Shqipëria e njohur te të huajt?

Premte, 20 July 2018 08:16

Çfarë mund të konsumohet në Shqipëri? Kjo është një ndër pyetjet që turistëve kudo nëpër botë, u vjen në mendje përpara se të vizitojnë vendin tonë, sikurse ndodh në çdo vend që udhëtohet. Sipas faqes së njohur për statistika në kulinari, Taste Atlas, Shqipëria është e ‘famshme’ për flinë.

Flija është një pjatë tradicionale e veriut të Shqipërisë, e cila piqet në saç dhe shtrohen petë pas pete. Kjo pjatë është një ndër asetet më tërheqëse të zonës së veriut të Shqipërisë për turistët, sidomos në Theth dhe Valbonë.

Në këtë atlas botëror të ushqimit, i cili është një magnet për turistët dhe burim informacioni, përmendet tjetër edhe pjatat me mish për të cilat Shqipëria ‘krenohet’.

Pjatat e tjera janë ‘qoftet e skuqura’, të cilat kanë përhapje të madhe në të gjithë vendin prej hapjes së Zgarave të shumta; tavë kosi- që është një ndër pjatat më tërheqëse për turistët për shkak të mosngjashmërisë së saj me asnjë pjatë të huaj. Ndërsa për ëmbëlsira, përmenden ballokumet e famshme të zonës së Elbasanit
.
Ndërsa Culture Trip, e cila ka sjellë një hartë me ushqimet më popullore në shtetet e Europës bazuar në kërkimet e motorit të kërkimit Google. Sipas saj, ushqimet më popullore në Ballkan janë kryesisht ushqimet me bazë mishi. Sipas hartës së publikuar, ushqimi më popullor në Shqipëri është ‘çomleku’. Në Kosovë dhe në Serbi, ‘Peskavicat’, ndërsa në Maqedoni, pjata më popullore është ‘gjella me fasule’. Greqia është e njohur për ‘gjirot’, ndërsa Turqia për ‘qebabin’. Nuk kishte si të ishte ndryshe në Itali, ku ushqimi më popullor janë ‘pizza-t’. Në Zvicër është ‘djathi i shkrirë’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...