Monedha vendase, leku, ditën e premte ka regjistruar rritje krahasuar me pjesën më të madhe të valutave të huaja. Me përjashtim të euros, e cila mbetet në kuotën e mëparshme, të gjitha valutat e tjera kryesore janë dobësuar.
Rënia më e ndjeshme ka qenë ajo e paundit britanik, i cili ka humbur plot 1.2 lekë për njësi brenda 24 orësh. Stërlina këmbehet sot për 140 lekë në blerje dhe 141 lekë në shitje. Arsyeja për këtë zhvlerësim masiv ka të bëjë me të dhënat e dobëta të ekonomisë dhe pasiguritë në lidhje me daljen nga Bashkimi Europian. Në raport me lekun, paundi ndodhet tashmë në nivelet më të ulëta që prej vitit 2009.
Një rënie më të lehtë ka regjistruar dollari amerikan, me 0.3 lekë për njësi të humbura. Tashmë valuta e SHBA ndodhet në kuotën e 107.7 lekëve në blerje dhe 108.7 lekëve në shitje. Dollari u mbrojt edhe në tregjet ndërkombëtare, pasi komentet e presidentit amerikan mbi fuqinë e valutës e kanë dobësuar atë.
Euro mbetet e fiksuar në kuotën e 125.5 lekëve në blerje dhe 126.3 lekëve në shitje, vlera që e kanë shoqëruar gjatë pjesës më të madhe të javës. Megjithatë, qëndrueshmëria e kësaj valute mund të bjerë gjatë javëve në vijim, diçka që sinjalizohet edhe nga luhatjet ditore, tashmë në kufijtë e 0.8 lekëve.
Sa i takon valutave të tjera, dollari kanadez u zhvlerësua me 0.3 lekë për njësi, franga zvicerane u rrit me 0.2 lekë për njësi, ndërsa dollari australian mbetet i pandryshuar në raport me ditën e enjte.
EUR/ALL 125.50 -126.30
USD/ALL 107.70 -108.70
GBP/ALL 140.00 – 141.00
AUD/ALL 79.20 – 80.20
CAD/ALL 81.00 – 82.00
CHF/ALL 107.70 – 108.50
A.H./SCAN