Krime makabre, ja 7 vrasësit serialë më të frikshëm të botës

Premte, 20 July 2018 10:33

Vrasësit serikë janë ata persona, të cilët masakrojnë njerëz për kënaqësi personale

Ju njohim me 7 vrasësit serikë, të shumëpërfolur në botë:

1. Amardeep Sada

Është vështirë të besohet, por Amardeep Sada është vrasësi më i ri serial në Indi. Ai ishte vetëm 8 vjeç, kur vrau 3 familjarë të tij. Një vit më vonë, vrasësi më i ri serial mori edhe një jetë, atë të vajzës 1 vjeç të komshisë. Vetëm pas vrasjes së tij të katërt u thirr policia.

2. Dennis Nilsen

Jo vetëm që i urrente, por Dennis Nilsen edhe i mbyste meshkujt që kishin preferencë seksuale të së njëjtës gjini. Ai i ftoi në shtëpi një nga një dhe i vrau 15 meshkuj gej. Pasi ua morri jetën, ai i dogji trupat e tyre, kurse pjesët e mbetura i hodhi në tualet. Nilsen është arrestuar në vitin 1983. Momentalisht ai ndodhet në burgun e sigurimit të lartë ne Yorkshire të Anglisë, ku po e vuan burgimin e përjetshëm.

3. Charles Sobhraj

Fillimisht Charles Sobhraj njihej si studiues i hulumtimeve të trurit dhe specialist i gurëve të çmuar. Por e vërteta e hidhur doli në shesh, kur u zbulua se brenda Charles Sobhraj fshihej një vrasës serial. Target i vrasjeve të tij ishin njerëzit që vinin nga perëndimi për ta vizituar Azinë.

Ai fillimisht përdori medikamente për t'i sëmurë viktimat e tij, dhe për t'i vrarë më pas në mënyrë mizore. Charles Saobhraj e konsideronte vetën superhero, duke i parë krimet e tij si pastrim për tokën.

4. Jeffrey Dahmer

Përveç vrasës serial, Jeffrey Dahmer ishte edhe përdhunues, duke i vrarë dhe dhunuar seksualisht 17 meshkuj, gjatë viteve 1987-1991. Pasi i vriste, ai i gatuante dhe i hante disa nga pjesët e trupit të viktimave. Në vitin 1992 Jeffrey Dahmer u arrestua. Dy vite më vonë ai është vrarë në burg nga një tjetër i burgosur.

5. Fred West dhe Rose West

Cifti West dhunuan dhe mbytën mizorisht jo më pak se 11 femra brenda shtëpisë së tyre. Fred West dhe bashkëshortja e tij Rose, u arrestuan në vitin 1994, pasi policia gjeti eshtra njerëzisht të fshehur në oborrin e tyre.

6. Harold Shipman

Harold Shipman me profesion ishte doktor, dhe cilësohej si shtylla e qendrës më të madhe shëndetësore në Manchester. Por kur një specialist vërejti që shkalla e vdekjeve kishte shënuar rritje tek pacientet e Shipman, u thirr Policia. Ai u shpall fajtor për vrasjen e 15 pacienteve të tij. Në vitin 2004 Shipman vari vetën në burgun Wakefield.

7. Gary Ridgëeay

Ai është dënuar në vitin 2001 për 4 vrasje, por që më vonë Gary Ridgëay bëri të ditur se kishte vrarë jo më pak se 70 femra në Washington gjatë viteve të 80’ta. Trupat e pajetë të viktimave, i hidhte në ujë. Ai është shpallur fajtor për 49 vrasje dhe iu shqiptua dënimi me burgim të përjetshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...