Një banakiere ne Piacenza u përdhunua për orë të tëra në vendin ku ajo punonte.
Një ngjarje e tmerrshme, me ulërima aq te forta te saj aq shumë sa e kane dëgjuar edhe fqinjët të cilët telefonuan policinë qe ta shpëtonte.
Një person mbrëmjen mes të mërkurës dhe të enjtes, përdhunoi banakieren brenda një lokali në Piacenza, raportojnë mediat italiane.
Sipas asaj qe ka dëshmuar vetë vajza e përdhunuar ne polici, përdhunuesi kishte mbërritur ne lokal pak para se te mbyllej dhe për orë të tëra abuzoi me te.
Banakierja, e cila është nga Kina, e në atë moment ishte vetëm ne lokal, u lidh nga autori dhe nuk mundi ti shpëtonte duarve te tij.
Hetimet kane nisur dhe policia është vene ne ndjekje te burrit. Ka rezerva të forta nga Karabinierët dhe Prokurori Publik. Hetuesit konfirmojnë incidentin, por pa dhënë detaje të tjera rreth saj.