"Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit, përgjigjemi me luftë totale"

Premte, 20 July 2018 13:14

“Luftë totale dhe protesta”, ishte paralajmërim i fortë i kryedemokratit Lulzim Basha me qëllim që të mos shembet Teatri Kombëtar.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ku e cilësoi jo vetëm aferë, por dhe atentat ajo që po i bëhet Teatrit.

“Kjo aferë do t’i marrë me vete në gropën që duan të hapin në mes të Tiranës”,- tha Basha.

Pjesa nga Bashkëbisedimi

Teatri është atentat ndaj shtetit ligjor. PD e konsideron ligjin në mungesë të Gjykatës Kushtetuese si atentat për lirinë dhe pronën, si akt që ndan një demokraci nga një diktaturë e krimit. 

Shkelja e parimeve të lirive dhe të drejtave me ligjin e Teatrit duhet të ishte këmbanë alarmi. Habitem sesi nuk kemi reagim nga Këshilli i Europës, OSBE dhe BE në Tiranë

Europa Nostra e konsideron Teatrin pjesë të trashëgimisë kulturore europiane, ndërkohë që Edi Rama është vërsulur si taleban për të shkulur një trashëgimi kulturore.

Atyre që kanë humbur kurajon u them merrni shembull nga organizatat e huaja dhe rikthehuni në betejën e vlerave të mbrojtjes së Teatrit.

Ligji Fusha është projekt mafioz, sepse ndërthur etjen  e Edi Ramës për para, 205 milionë euro ëhstë përfitimi, një shumë më e madhe kjo se buxheti I mbrojtjes së Shqiëprisë si vend anëtar I NATO-s.

Ligji special rama Fusha është një provë gjenerale që pasi ka shkatërruar 3 palë zgjedhje, pasi ka kapur dhe tjetwrsuar reformën ne drejtësi, pasi ka bërë zap prokurorinë, pasi ka kapur mediat, pasi ka vënë ekonominë në duart  e 5 klientëve të tij, kjo është prova gjenerale për të shkatërruar ndarjen e pushteteve dhe për t’u shpallur Pasha i Pashallëkut të Shqipërisë

PD ka qenë, është dhe do të jetë kundër shembjes së Teatrit si ruajtje e trashëgimisë kulturore. Jemi për rindërtimin e Teatrit.

Dua t’i kujtoj kryetalibanit se qendrat e qyteteve të Europës u rrafshuan dhe u ringritën sicc ishin, për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore. Një shembull I tillë është Varshava. Vrimat në muret e Teatrit që shfaq në media jane alibi që duan të trajtojnë shqiptarët si injorantë. 

Konkretisht, kjo do të thotë se pas ezaurimit të të gjithë hapave legjislativë, nëse këmbëngulet të shkohet në këtë drejtim, popullit i lind e drejta të rezistojë në të gjitha format dhe menyrat për të parandaluar që fati i teatrit të vijë në derën e shtëpisë dhe pronës së tyre.

Nëse lejojmë një ligj special që bëhet për synime korruptive, të grabisë pronën publike, të shkatërrojë monumentet e kulturës për t’i dhënë pa garë dhe pa tender mundësinë të fitojë 205 milionë euro ndëkrohë që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, do të thotë që nesër ky njeri mund të bëjë gjithçka. Dhe këtu vijmë tek fermërët që thonë se; cc’lidhje kemi ne me teatrin? Këtë që po bën sot Rama me teatrin, do t’jua bëjë nesër me pronat tuaja. Dyqanin, restorantin, tokat tuaja bujqësore, me shtëpitë tuaja.

Kam paralajmëruar Bjarke Ingels se do të trajtohet non grata. Sot dua t’i jap një paralajmeim të qartë Fusha shpk dhe ccdo kompanie tjetër qe bëhet vegël: nuk ka asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrje të tillë kriminale. Asnjë shans. Ccdo veprim i Fusha shpk dhe ccdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i një ligji të ndryshuar antimafia. Do të fillojmë që ditën e parë të pushtetit, do të sekuestrojmë ccdo pronë dhe cent euro në shkelje të ligjit.

Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, minat do t’ua vëmë edhe kullave tuaja me ligj.

Ky paralajmërim vlen edhe për ndonjë bankë që mendoin të investojë në ndonjë projekt. Paralajmëroj se do të trajtohet si subjekt i ligjit antimafia. Të mos fusin ansjë qindarkë në këtë projekt se do të mbeten me gisht në gojë!

Akti i kalimit të ligjit është shpallje lufte ndaj interesit publk dhe trashëgimisë kulturore. Nëse kryetalibani dhe aksesorët e tij nuk tërhiqen, do të përgjigjemi me luftë totale për të mbajtur gjallë pemën e lirisë.

Modifikuar më Premte, 20 July 2018 13:55

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...