Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në “Rrugën e Kombit”, ku për fat të mirë nuk flitet për viktima vetëm të plagosur.
Aksidenti ndodhi pak minuta më parë para hyrjes së Tunelit në Kalimash. Mjeti i aksidentuar më rëndë lëvizte nga Kosova në drejtim të Tiranës. Përplasja ka qenë shumë e fortë pasi makina ka përfunduar poshtë hekurave të trafikndarëses.
Gjithsesi personi që po kujdeset për trafikun i pyetur nga udhëtarët nëse ka vdekur njeri, thotë që kanë shpëtuar.