200 prokurorë dhe gjyqtarë kanë kontakte me krimin e organizuar

Premte, 20 July 2018 17:26

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka cilësuar të papërshtatshëm 200 prokurorë e gjyqtarë nga 800 që po i nënshtrohen aktualisht procesit të Vettingut. Informacioni u bë publik nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pas një beteje ligjore me DSIK për transparencën e të dhënave.

Paraprakisht Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka identifikuar se nga 800 subjekte të vetingut, 200 prej tyre kanë pasur kontakte me “krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyre tjetër takimi të qëllimshëm që nuk është na pajtim me ushtrimin e detyrës”

Shifrat u publikuan nga Komiteti Shqiptar i Helsinikit (KShH), pas një vendimi të Gjykatës Administrative për të detyruar Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) të lëshonte informacionin e kërkuar nga KShH si e dhënë publike.

Sipas njoftimit për shtyp të KShH, DSIK  ka “dalë në konkluzionin për papërshtatshmëri për vijimin e detyrës për 200 subjekte rivlerësimi nga 800 në total”.  Ajo i bëri me dije KShH-së se kryesisht bëhej fjalë për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, apo korrupsion. “Asnjë subjekt i konstatuar me kontakte të papërshtatshme nuk është vlerësuar si i përshtatshëm nga ana e DSIK për vazhdimin e detyrës”, thuhet në njoftim, citon Birn

DSIK bashkë me Inspektoratin  e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), konsiderohen institucione ndihmëse të vetingut. Ato bëjnë një vlerësim paraparak të subjekteve të rivlerësimit, të cilin ia vënë në dispozicion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili sidoqoftë bën hetimet e tij dhe vlerëson ose jo informacionin e marrë.

Në shumicën dërrmuese të rasteve në proceset e zhvilluara deri tani që kanë rezultuar me shkarkim, raportet e DSIK dhe ILDKPKI ka qenë pozitive dhe shkarkimi ka ardhur vetëm pas hetimeve të vetë komisionit. Megjithatë deri tani të paktën në 6 raste shkarkimi është vendosur edhe bazuar mbi pastërtinë e figurës. Megjithatë vendimi i KPK-së për papërshtatshmëri në rastin e Admir Thanzës u mor duke mos u bazuar në raporti e DSIK, por në informacionin e marrë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Po ashtu në rastin e gjykatësit Artan Zeneli ishte KPK që i kërkoi DSIK-së të rihetonte dosjen, pasi më herët e kishte cilësuar të përshtatshëm. Ndërkohë papërshtatshmëri u gjet edhe në rastet e gjykatësve Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe prokurorit Adriatik Cama.  Në një rast kur DSIK i dërgoi KPK një raport negativ për një gjyqtarë duke e konsideruar të papërshtatshëm, raporti i tyre u rrëzua pas hetimeve të vetë Komisionit.

Në njoftimin për shtyp KShH e thekson faktin se “të dhënat e ofruara nga organet ndihmëse, duke përfshirë ato të DSIK-së nuk janë të detyrueshme për institucionet e rivlerësimit”. Ndërkohë KShH bëri me dije se vënia në dispozicion e informacionit u bë vetëm pasi Gjykata Administrative vendosi në favor të Komitetit, duke lënë në fuqi një vendim të 5 shkurtit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, që i konsideroi këto të dhëna si publike. Në njoftim KShH thotë se “pavarësisht vonesës në zbatimin e këtij vendimi, informacioni i vendosur së fundmi në dispozicion nga DSIK ka aktualitet dhe rrjedhimisht interes për publikun”.

Po ashtu Komiteti Shqiptar i Helsinkit këmbngul në zbatimin e “ligjit për të drejtën e informimit në kuadër të vetingut” duke theksuar se kjo ndihmon në në rritjen e besimit të publikut te procesi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...