×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Taksa në Rrugën e Kombit, qeveria nuk përcakton përjashtime për invalidët në Kukës

Premte, 20 July 2018 18:18

Paketa lehtësuese për lëvizjen në Rrugën e Kombit e bërë publike nga Qeveria më 22 qershor nuk parashikon asgjë në lidhje me invalidët.

Neni 16 i statusit të Invalidit, e përjashton këtë kategori nga sistemi i taksave të drejtpërdrejta, por cilësimi i si tarifë, automatikisht i përfshin edhe ata.

Kjo situatë ka krijuar paqartësi mes 1800 invalidëve që ka qarku i Kukësit, edhe pse Kryetari i  Shoqatës të Invalidëve të Punës, thotë se ata janë automatikisht të përjashtuar. Por situata kërkon sqarim

Mustafë Lugja, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Kukës: Deri tani nuk kemi asnjë lloj dijenie. Ne si ligj duhet të përjashtohemi nga kjo taksë.

Por në Kukës, invalidët thonë se përballen më një sërë padrejtësish.

Ata thonë se ligji nuk zbatohet në pikën që u garanton transportin pa pagesë në transportin urban në qytet dhe gjysmë cmimi në atë interurban.

Mustafë Lugja, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Kukës: Udhëtimi i invalidëve të punës është me gjysmë bilete nga Kukësi në Tiranë, kurse brenda rrethit është falas. I kërkoj prefektit të Kukësit të zbatohet ky ligj. Të vihet parking për automjetet e invalidëve të punës.

Ndërsa në Qytetin verilindor nuk ka asnjë vendparkim të përcaktuar para institucioneve për automjetet e kësaj kategorie.

Qarkullimi me pagesë në  rrugës së Kombit do të rinisë më 17 shtator, ndërsa paketa lehtësuese ka parashikuar tarifa të reduktuara për banorët e qarkut Kukës, autobuset e transportit ndërqytetaas dhe përdoruesit e shpeshtë./Oranews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...